Kori “Aleksandrov” përsëri në skenë

  • 18 February 2017 - 19:42
Kori “Aleksandrov” përsëri në skenë

Kori legjendar rus ka dalë në skenën e Teatrit të ushtrisë ruse, për herë të parë pas fatkeqësisë ajrore të dhjetorit, me ç’rast kishin humbur jetën 92 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, ku shumica e të vrarëve ishin pjesëtarë të korit “Aleksandrov”, të cilët ishin nisur për në Siri, që t’iu ofronin mbështetje morale ushtrisë ruse dhe regjimit të Assadit. Që nga kjo fatkeqësi ajrore, që ndodhi në dhjetor, e deri te ditët e sotme, në tërë Rusinë janë mbajtur prova të korit dhe audicione për anëtarë të rinj, ku kandidatët më të mirë kanë mbushur vendet e kolegëve të vrarë, të cilëve edhe iu është kushtuar koncerti i parë në vitin 2017,transmeton gazeta Kosova Sot.

Në sallën qendrore të Teatrit të ushtrisë ruse përsëri janë dëgjuar këngët e njohura ushtarake dhe popullore ruse, në interpretim të korit më të famshëm të Rusisë dhe ish BRSS-së. 

(Kosova Sot)