James McAvoy dhe 23 rolet e tij në një film

  • 18 February 2017 - 22:15
James McAvoy dhe 23 rolet e tij në një film

Aktori James McAvoy edhe një herë ka dëshmuar talentin e tij artistik, duke u paraqitur në rolin e të sëmurit mendor, në filmin “Split”,transmeton gazeta Kosova Sot.

Derisa ndarja mendore e atyre që vuajnë nga çrregullimi disociativ i personalitetit ka kohë që ka fascinuar dhe habitur shkencëtarët, besohet se, në disa raste, të prekurit nga kjo sëmundje mund të kenë edhe veti të ndryshme fizike për çdo personalitet të tyre.

Edhe pse Kevin (James MacAvoy) ia manifeston psikiatrit të tij 23 personalitete, një personalitet vazhdon që të mbetet nën hije, por përgatitet që të dalë në sipërfaqe dhe t’i mundë të gjitha të tjerat. Kevin mundohet që të përjetojë me të gjitha personalitetet e tij, që i ka përbrenda, edhe pse muret midis tyre fillojnë që të rrënohen. 

(Kosova Sot)