Fituesit e granteve të Fondacionit “Time Warner”

  • 18 February 2017 - 22:20
Fituesit e granteve të Fondacionit “Time Warner”

Fondacioni “Time Warner” ka publikuar emrat e teatrove që do të përfitojnë nga grantet e tij, duke shtuar kështu nëntë teatro që do të përfitojnë nga partneriteti me këtë fondacion. Grantet kanë për qëllim rritjen e diversitetit dhe rritjes së cilësisë së teatrove. Fituesit janë: Teatri “Berkeley” nga Kalifornia; “Center Theatre Group”, Los Anxheles; Teatri qendror “Eugene O’Neill”, Konektikat; “Latino Theater Company”, Los Anxheles; Festivali “Oregon Shakespeare”, Oregon; Kompania “Steppenwolf Theatre”, Çikago; si dhe partneriteti “Lark” në partneritet me “Apothetae” në qytetin e Nju-Jorkut; si dhe “Yale Repertory Theatre”, Nju Hevën, Konektikat,transmeton gazeta Kosova Sot.

“Këto organizata prezantojnë mostrën më të llojllojshme gjeografike dhe ne jemi krenarë që mbështesim punën e tyre të rëndësishme”, tha Lisa Garcia Quiroz, presidente e Fondacionit “Time Warner”.

(Kosova Sot)