“Love Actually“ del me vazhdim, 14 vjet më pas

  • 18 February 2017 - 22:24
“Love Actually“ del me vazhdim, 14 vjet më pas

Njëra ndër komeditë më të shikuara romantike, “Love Actually” fiton një vazhdim të shkurtër pas 14 vjetësh. Filmi mban titullin "Red Nose Day Actually" dhe do të debutojë në ngjarjen humanitare, "Red Nose Day".

Vazhdimi vjen në formë të një realizimi dhjetë-minutësh, i cili do të jepet në ngjarjen e sivjetme humanitare, që organizohet nga "Red Nose Day", në bashkëpunim me "Comic Relief",transmeton gazeta Kosova Sot.

Ky vazhdim i metrazhit të shkurtër do të vijë me regji të Richard Curtisit, e në film përsëri paraqiten emrat si Rowan Atkinson, Hugh Grant, Bill Nye, Liam Neeson, etj.

Përndryshe, filmi “Love Actually” tregon aspekte të ndryshme të dashurisë, me anë të dhjetë tregimeve të veçanta, ku ka shumë individë, e ngjarjet e personazheve kryesore gërshetohen gjatë filmit.

(Kosova Sot)