A do të bëhet me 'Oskar' filmi "La La Land"?

  • 21 February 2017 - 11:45
A do të bëhet me 'Oskar' filmi

AI MUND TË KRAHASOHET ME FILMIN "TITANIC"

Mendoj se koha e Luanit ka ardhur", deklaroi Harvey

Drama e regjisorit Garth Davis, rreth një djali të birë- suar indian, të lindur në Kalkutë, ka thyer të gjitha tabutë, duke mbetur njëri ndër pretenduesit kryesorë të çmimeve 'Oskar', që do të ndahen javën e ardhshme. Producenti Harvey Weinstein dhe skenaristi Luke Davies ishin të pranishëm me rastin e marrjes së çmimit filmik të "L.A. Italia Fest" në "TCL Chinese 6 Theatres" në Hollivud, të shtunën. Duke rritur shpresat dukshëm se filmi do të shpërblehet edhe javën e ardhshme, Harvey tash vonë deklaroi: "Mendoj se koha e Luanit ka ardhur. Ne nuk e kishim parashikuar këtë kur e kishim bërë filmin dhe nuk e kemi ditur se do të ndodhin gjëra të tilla, por ato ndodhën. Në njëfarë mënyre, ky u bë burim i shpresës dhe kjo na bën krenarë". Në ndërkohë, në këtë ceremoni, Sunny Pawar, ylli tetëvjeçar i filmit, mori shpërblimin e Performuesit fëmijë të vitit. Ai luan rolin e Saroo Brierleyt, derisa aktori britanik Dev Patel portretizon veten e tij më të moshuar, duke marrë me këtë rast shpërblimin e aktorit më të mirë dytësor në BAFTA, vetëm një javë më parë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Filmi ka kohë që ka qenë favorit

Deri më tani sivjet, 'Lion' është mundur nga 'La La Land' me rastin e ndarjes së shpërblimeve të kritikëve, të Globit të artë dhe BAFTA, në kategorinë e filmit më të mirë. Por, insajderët e filmit kanë shpresë që filmi mund të shkojë më tej dhe, edhe të mundë favoritët e hershëm të kritikëve, pas suksesit të tyre në BAFTA, të shtunën e kaluar. 'La La Land' ka kohë ka qenë favorit, por ekziston ndjenja se 'Lion' ka shumëçka për të dhënë. Ai është duke shënuar sukses të madh në "box Office" në tërë botën dhe brenda industrisë dëgjohen zëra se Oskari i sivjetmë mund të jetë afër, nëse 'Lion' vazhdon me këtë momentum të tij. Për më tepër, shpërblimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Amerikës i befasoi të gjithë, kur filmat "Moonlight" dhe "Arrival" morën çmimin në kategorinë e skenarit më të mirë, respektivisht të skenarit më të mirë të përshtatur. Këtë fundjavë, filmi "La La Land" pritet t'i thyejë rekordet sa iu përket nominimeve për shpërblimin 'Oskar'. Ai mund të krahasohet me filmin "Titanic", i cili mori 10 nga gjithsej 13 nominime të mundshme në ceremoninë e vitit 1998. Dhe, derisa të dy aktorët kryesorë të filmit "La La Land", Emma Stone dhe Ryan Gosling, janë të njohur në kategorinë e aktorit më të mirë, Dev ka mundësi që ta marrë njërin nga pesë çmimet e filmit 'Lion', atë të aktorit dytësor. Dev ka përparuar shumë që nga paraqitja e tij në TV, në dramën adoleshente britanike "Skins". Ai më pas ka luajtur në filmin "The Best Exotic Marigold Hotel", "The Last Airbender" dhe "Chappie". 

(Kosova Sot)