Rrezikohet nga një "celulë e fjetur ruse"

  • 23 February 2017 - 16:49
Rrezikohet nga një

CHARLIZE THERON "BOARDS SPY THRILLER 'NEED TO KNOW' AT UNIVERSAL"

Charlize Theron do të jetë producente dhe luan rolin kryesor në trilerin e spiunazhit, "Need to Know" për "Universal Pictures". Studioja ka blerë të drejtat e filmit të romanit ende të pabotuar të Karen Clevelandit, e cila ka punuar si analiste e CIA-s. Ngjarja e këtij filmi përqendrohet rreth një gruaje dhe një nëne, e cila punon si analiste e CIA-s, e cila zbulon se ajo dhe familja e saj ishin të rrezikuar, derisa bën hulumtime rreth një "qelize të fjetur ruse" në SHBA. Theron do të jetë producente me Beth Kono dhe A.J. Dix me kompaninë e tyre të produksionit, "Denver & Delilah Films". Ndër filmat e ardhshëm të Theronit përfshihen edhe "The Fate of the Furious", që do të fillojë të shfaqet më 14 prill dhe trileri "The Coldest City", që do të fillojë më 28 korrik. Theron është producente dhe luan në filmin "The Coldest City", me James McAvoy, Toby Jones, Eddie Marsan, Sofia Boutella dhe John Goodman. Ajo po ashtu paraqitet edhe në filmin e ardhshëm komedi të Jason Reitmanit, "Tully", me Mackenzie Davis, Mark Duplass dhe Ron Livingston. Xhirimet e këtij filmi filluan vjeshtën e kaluar në Vankuver. 

(Kosova Sot)