Prince e parashikoi vdekjen e vet

  • 18 March 2017 - 18:36
Prince e parashikoi vdekjen e vet

Sipas motrës së ikonës së muzikës, këngëtari Prince e kishte parashikuar vdekjen e tij. Ylli ndërroi jetë më 21 prill 2016, pas një mbidoze fatale dhe Tyka Nelson thotë se ai po e përgatiste për vdekjen e tij.
Duke folur për revistën “People” ajo ka thënë: “Tri vite më parë ai më telefonoi... më tha “Mendoj se kam bërë gjithçka që duhet të bëja” Babi im dhe Prince kanë folur gjithmonë me këso ironie. Ai e dinte. Dhe po më përgatiste mua për këtë. Është shumë e qartë... ai donte të ikte. Ishte i lodhur. Ai nuk donte që të qaja, dhe unë nuk kam qarë”.
Ndërsa ish gruaja e Prince-it, Mayte Garcia ka thënë se nuk mendon se ai e pranoi ndonjëherë vdekjen e djalit të tyre.
Vogëlushi ndërroi jetë 6 ditë pas lindjes në vitin 1996 pasi kishte lindur me çrregullime gjenetike,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)