Rikthehet filmi “Matrix”

  • 18 March 2017 - 18:42
Rikthehet filmi “Matrix”

Hollivudi ka kthyer vëmendjen tek filmi fantastiko-shkencor “The Matrix”. Warner Bros tha se është në fazat e para të përgatitjes, pa përfshirjen e duos drejtuese që krijoi filmin në 1999.
Sipas “Hollywood Reporter”, Zak Penn është në bisedime të shkruajë skenarin me producentët me shpresën që Michael B. Jordan të ketë rolin drejtues.
Që nga publikimi i tij më 1999 filmi mori famë botërore, duke fituar edhe ‘Oskar’. Më pas erdhën dy seritë e tij, The Matrix Reloaded dhe The Matrix Revolutions në vitin 2003.
Warner Bros është duke menduar se si të zgjerojë universin e The Matrix në të njëjtën mënyrë që ‘Disney’ dhe ‘Lucasfilm’ po bën për “Star Wars”,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)