Një pakt njerëzor midis trupit dhe shpirtit

  • 19 March 2017 - 16:04
Një pakt njerëzor midis trupit dhe shpirtit

KRITIKË E FILMIT "SHOPPER"

Kristen Stewart paraqitet në një film frikësues rreth një misteri me përbindësh

Motër e vëlla i kishin premtuar njëri-tjetrit se, cilido që do të vdiste i pari, do t'ia dërgonte tjetrit një sinjal nga bota tjetër

"Një grua ikën nga vrasësi dhe fshihet". Kjo është arsyeja që jepet nga Maureen (Kristen Stewart), personazhi kryesor i filmit të regjisorit Olivier Assayas, "Personal Shopper", kur një njeri anonim e pyet atë pse frikësohet nga filmat horror. Dhe, derisa gishtat e saj rrëshqasin mbi ekranin e celularit të saj, ajo duket se frikësohet gjithnjë e më shumë me çdo prekje të ekranit. Maureen është një grua e njohur, e cila udhëton me trenin "Eurostar" nga Parisi për në Londër, ku duhet të marrë diçka për shefen e saj, një femër të llastuar të quajtur Kyra (Nora von Waldstätten). Por, që nga arritja e saj në Gare du Nord atë mëngjes, në celularin e saj fillojnë që të shfaqen mesazhet nga një dërgues i panjohur, i cili duket se ishte duke e përcjellë atë. A ishte ajo duke u ndjekur nga ndonjë i çmendur? Për t'ia lehtësuar vetes punën, filmin "Personal Shopper" mund ta quani rrë- fim me fantazma, meqë në atë film me të vërtetë ka fantazma: forma ektoplazmatike, sikur nuk është parë qëmoti në kinema. Por, ky është më pak një film frikësues, sesa një film rreth frikës.

GJATË TËRË KOHËS KAMERA FIKSOHET TE STEWART

Maureen është në pikëllim të vëllait të saj binjak, Lewis, për të cilin në fillim të filmit marrim vesh se kishte vdekur tre muaj më parë nga një defekt në zemër, të cilin e ka edhe motra e tij dhe, në teori, ajo mund të vdesë në çdo moment. Derisa ai ishte ende gjallë, motër e vëlla i kishin premtuar njëritjetrit se, cilido që do të vdiste i pari, do t'ia dërgonte tjetrit një sinjal nga bota tjetër. Lewis kishte vdekur në Paris, pasi që kishte blerë një vilë, të cilin shpresonte ta shndërronte në punishte të zdrukthë- tarisë, prandaj Maureen mendonte se aty duhej të rrinte, të paktën derisa ta merrte një mesazh nga ai. Filmi fillon duke e shfaqur atë duke u sorollatur në atë vilë. Që nga fillimi vërehet një tendosje emocionale, por skena direkte e frikës, e cila duket se do të ndodhë nga momenti në moment, assesi nuk ndodhë. Filmi "Personal Shopper" ju nervozon për hiçgjë. Skenat kanë një përfundim të civilizuar. Dhe, ajo sekuencë e jashtëzakonshme e tekstit, e cila përshkruan tërë filmin, ndërpritet nga asgjë tjetër, pos nga një zë i dobët i celularit të Maureen-it, i cili ishte lënë në vibracion. Ky film ka njëfarë ngjashmërie me filmin e regjisorit të famshëm Hitchcock, "Sabotage", i cili ka një bombë me sahat në autobus. Gjatë tërë kohës kamera fiksohet te Stewart. 

PARAQITET ME VESHJE MË SERIOZE

Në fillim Maureen thuajse duket një parodi e personazhit të Stewart-it. Kur mjeku e këshillon atë që të evitojë 'lodhjen e tepërt dhe emocionet ekstreme', është vështirë të përmbahet një qeshje ironike. Por, shumë shpejt bëhet e qartë se kufizimi i Maureenit është punë e vështirë. Si person, ajo duket të përcaktohet në një masë të madhe nga njerëzit rreth saj - Lewis, Kyra (të cilën e shohim vetëm një herë), ish e dashura e Lewis-it (Sigrid Bouaziz), i dashuri aktual i Kyra-s (Lars Eidinger) - por, gjatë pjesës më të madhe të filmit, ajo është ose vetëm, në lëvizje, apo duke ndërvepruar me njerëz të huaj. Maureen është tepër e vetëdijshme rreth trupit të saj, sidomos kur vishet me rroba luksoze, të cilat "nuk janë të sajat" dhe të cilat ajo kurrë nuk do të mund t'ia kishte lejuar vetes. Më pas filmi vazhdon që ta paraqesë atë me veshje më serioze, në të cilat Maureen shihet me një vetëbesim të paparë ndonjëherë më parë. Këto pamje kanë ngjashmëri me skenat e shtëpive të pushtuara nga djajtë. Por, kush është duke e përcjellë Maureenin? A kemi të bëjmë me një opsesion, apo me një vetë-opsesion? Epo, kjo është enigma kryesore e këtij filmi dhe, sikur ajo ta kishte një përgjigje të lehtë, atëherë ju do të ndiheshit të mashtruar. Ky film, në esencën e tij, flet rreth një pakti njerëzor midis trupit dhe shpirtit. 

(Kosova Sot)