"Eksperimenti" i përgjakshëm - Kulturë - Kosova Sot
"Eksperimenti" i pėrgjakshėm

"Eksperimenti" i pėrgjakshėm

Një fillim i filmit, në formë të një loje të vdekjes e karakterizon filmin "The Belko Experiment" të regjisorit Greg McLean, sikur len prapa terrenin e tij të filmave të vrasjeve serike, të franshizës "Wolf Creek", për një skenar në të cilin të gjithë do të përfundojnë me duar të përgjakshme. "Eksperimenti" në fjalë, në të cilin punëtorët e zyrës janë të mbyllur dhe iu është thënë se duhet gjithsesi të zgjedhin kolegët e tyre, për t'i vrarë, sikur është i etur për satirë, por McLean (me një skenar të regjisorit dhe skenaristit të filmit "Guardians of the Galaxy", James Gunn) kryesisht eviton mundësitë e tilla në favor të skenave më të preferuara, të aksionit. Adhuruesit e këtij zhanri do t'ia dinë atij për nder, por masa e përgjithshme e shikuesve, jo. "Belko" duket të jetë një organizatë që iu ndihmon kompanive amerikane që t'i transferojnë vendet e punës në Amerikën jugore. Me oficerët afër Bogotas në Kolumbi, nuk befason fakti që korporatat ndërmarrin masa më se ekstreme të sigurisë, duke shkuar aq larg, saqë të vendosin pajisje përgjuese nën lëkurën e çdo punëtori, në rast të rrëmbimit,transmeton gazeta Kosova Sot.

Shpërthimi i minibombave

Por, në fakt, ato pajisje, nuk janë pajisje përgjimi. Ato janë bomba miniaturale, sikur ajo që përdoret për ta mbajtur Kurt Russellin në linjë në filmin e vitit 1981, "Escape From New York", dhe stafi i kompanisë "Belko" do ta mësojë këtë në mënyrën më të keqe të mundshme. Herët, një mëngjes, kur e tërë ndërtesa mbyllet me dyer të çelikta dhe një zë bën me dije se loja ka filluar. Të 80 njerëzit brenda ndërtesës, duhet të zgjedhin dy njerëz për t'i vrarë brenda gjysmë ore. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, atëherë katër njerëz do të vriten me ato minibombat që i përmendëm më lart... 

(Kosova Sot)

5 orë e 20 minuta më parë