Filmat që shtrembëruan ngjarjen reale

  • 20 March 2017 - 16:44
Filmat që shtrembëruan ngjarjen reale

Kur realiteti është më intrigues se fantazia e krijuesve të artit,transmeton gazeta Kosova Sot.
Kur ta shikoni një film të bazuar në ngjarje të vërtetë, do të habiteni dhe në momente të tilla do të mendoni "A ka ndodhur kështu me të vërtetë"? Përgjigja zakonisht është "jo". Për secilin tregim të vërtetë, që i është dhënë fund hollivudian super të rremë, janë disa filma ku ngjarja e vërtetë është shumë më interesante se sa homologët e tyre celuloid.

"THE IMITATION GAME"(2014)

Ky film biografik, i nominuar për 'Oskar', ishte i kujdesshëm në përfshirjen e goditjet e mëdha të jetës fascionuese të Alan Turing, por personazhin e tij e shndërruan në një karakter të mbyllur, si një stereotip gjenial. Ndoshta Benedict Cumberbatch e kishte të shkruar në kontratë vetëm të aktrojë personazhet gjenial që mund të vuajnë nga çrregullimi i autizmit, por kështu nuk ishte Turing. Ai ishte shumë shoqëror, miqësor, i cili ishte shumë i hapur për faktin se ishte homoseksual. Epo, aq sa kishte mundur të jetë një person i hapur në Anglinë e vitit 1940. Ai njihej se flirtonte me djemtë, dhe megjithëse ishte fejuar me Joan Clarke, që në fillim martesa me të ishte vetëm një mashtrim. Në fund, Turing nuk ka dashur të ndahej me të dhe ata mbetën miq deri në vdekjen e tij. Pjesa më shokuese e filmit ishte kur Turing ishte tredhur kimikisht për krimin se ishte homoseksual, kjo ishte absolutisht e vërtetë. Por kur policia zbuloi për homoseksualitetin e tij, në jetën reale, ai kurrë nuk ka tentuar ta fshihte atë. Filmi thotë se Turing ka vrarë veten si rezultat i tredhjes, por kjo jo-domosdoshmërisht është e vërtetë. Turing kishte vdekur më shumë se një vit pas tredhjes. Është raportuar se Turing kishte vdekur pasi kishte ngrënë një mollë të helmuar me cianid. Por, policia kurrë nuk e kishte testuar mollën për cianid, dhe Turing po bënte eksperimente me helmin gjatë asaj kohe. Nuk është e vështirë të besohet se rastësisht ka mundur ta konsumonte një pjesë të mollës, por hetimet për vdekjen e tij kanë dështuar. Puna e policisë ishte e falsifikuar, duke thënë se kishte vrarë veten derisa i ishte dhënë edhe molla magjike e helmuar nga një zonjë e vjetër shtrigë.

HUGO (2011) Filmi "Hugo"

është film fantastik për Georges Melies, shpikësin e parë të efekteve speciale në film, rrëshqitjen e tij në varfëri dhe rizbulimin e tij pak para se të vdiste. Për fat të keq, ky është komplot anë- sor. Shumica e ngjarjes ka të bëjë me një jetim i cili jeton në një stacion të trenit derisa ndiqet përreth nga shejtani i vizatuar i Sasha Baron Cohen. Melies trajtohet si shënim, kur tregimi i jetës së tij është i mahnitshëm. Ai ishte pionier i artit në prerjen e filmave për të bërë efektet speciale për të krijuar filmin e parë fantastiko-shkencor të të gjitha kohërave. Melies kishte bërë të gjitha xhirimet dhe kostumet për të krijuar 500 mbetje magjike. Lufta e Parë Botërore filloi, dhe njerëzit kanë humbur interesimin në punën e Melies, kështu që ai e braktis punën prej regjisorit, dhe qeveria franceze ka konfiskuar më shumë se 400 prej filmave të tij për t'i shkatërruar. Celuloidi më pas ishte përdorur për të ndërtuar takat e çizmeve të ushtarëve. Më pas, Melies ka shkuar për të punuar në një dyqan ëmbëlsirash në stacion të trenit, krejt e panjohur. Deri në fund të vitit 1920, puna e Melies ka fituar një interes të ri, dhe ka fituar legjionin e nderit. Por kjo nuk i paguan faturat dhe deri më 1932, ai u thellua thellë në varfëri. Shoqëria kinemasë e dërgoi në shtëpi të pleqve, ku kishte vdekur katër vite më pas. 

AMERICAN HUSTLE (2013)

"American Hustle" ishte film shumë popullor dhe kishte disa tipare të mahnitshme të veshjeve të epokës së diskotekave. Këtë nuk mund ta marrim nga filmi. Por, megjithëse mund të jeni kënaqur me personazhet dhe performancën, por ngjarja e vërtetë është bazuar në ngjarje larg më interesante sesa prirja e Jennifer Lawrence për manikyrin me nuhatje bruto. Tregimi i "Abscam" ishte një operacion kontrovers që nxjerri shumë politikanë si të korruptuar, por se morali i tyre ishte në baltë. Personazhi i Christian Bale ishte bazuar në Mel Weinberg, i cili ishte një i dënuar e që më pas fillon të punojë për FBI-në për t'i hequr akuzat. Në jetën reale Weinberg ishte martuar me Marie, personazhin e Jennifer Lawrence në film, por se kishte një lidhje dashurie me Evelyn Knight, aktruar nga Amy Adams. Në fillim, FBI-ja kishte dashur t'i zinte të tjerët si Weinberg, por më pas një politikan ra në grepin e tyre. Angelo Errichetti ishte një senator i fortë shtetëror në Nju Xhersi dhe u takua me Weinberg me pretekstin se një biznesmen i pasur arab po kërkonte të investojë në mënyra të parregullta. Errichetti ofroi "Unë do ta jap Atlantik Sitin. Pa mua, nuk mund të bësh gjë". Më pas premtoi t'i japë kompanisë licencën për kazino, nëse ata i japin mito prej 400,000 dollarë. Më pas FBI e kupton se nuk ishte politikani i vetëm i korruptuar, dhe nisen t'i kapin edhe zyrtarët tjerë, përfshirë edhe pjesëtarë të Kongresit. Në gjyq, avokatët mbrojtës pohojnë se e gjithë skema ishte mashtrim. 

NINA (2016)

"Nina" ishte kritikuar për një miliona arsye dhe të gjitha janë valide. Zoe Saldana nuk është zgjedhja e duhur, grimi i saj ishte i tmerrshëm, por më e rëndësishmja, përse do ta zgjidhnin vetëm një pjesë të saj për ta dramatizuar jetën e saj? Filmi përqendrohet në vitet e fundit të jetës së Nina Simone dhe lidhjes së saj me asistentin e shndërruar në menaxherin e saj, Clifton Henderson. Megjithëse filmi sjell disa nga momentet e mëdha të jetës së saj, janë pak gjëra që e bëjnë të mahnitshme. Nina ishte një fëmijë që kishte studiuar në piano klasike dhe kishte anashkaluar dy klasë. Kur kishte filluar me muzikën pop, ajo përdor statusin e saj për t'u bërë aktiviste e të drejtave të njeriut. Shumë prej këngëve ishin ndalur pasi jepnin porosi. Nga ana e errët, ajo braktis vajzën e saj për të jetuar në Libi, për t'u kthyer më pas dhe për të abuzuar me të. Këtë kohë, ajo ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar. Filmi mezi e prek këtë temë, përfshirë vajzën saj, e cila e ka kritikuar fort filmin. Në jetën reale Henderson ishte homoseksual. Nuk kishte interes romantik. Për një film me detaje, tregim dhe grim të keq ... edhe më tutje është shumë i keq.  

(Kosova Sot)