Aktorët e gjallë, me karrierën më të shkëlqyeshme

  • 21 March 2017 - 13:16
Aktorët e gjallë, me karrierën më të shkëlqyeshme

Marrin pjesë vetëm në performanca kulmore

Shumica e aktorëve herë luajnë në role të mira, e herë në ato të këqija. Kush më shumë, e kush më pak! Ka edhe të tillë që rrallëherë na befasojnë me role të mira, por këtu e kemi fjalën për të kundërtën e tyre, për aktorët që, thuajse gjithmonë, na kanë dalë përpara vetëm me një performancë kulmore,transmeton Kosova Sot Online.

Cate Blanchett

Ja ku e kemi ‘eksportin’ kryesor kinematografik të Australisë. Cate Blanchett ka marrë shumë shpërblime (midis tjerash, dy ‘Oskarë’), prandaj përmendja e saj këtu nuk habitë. Roli i saj në filmin “The Life Aquatic of Steve Zissou” është një kult favorit, derisa “Knight of Cups” është i preferuari i disa “kinofilëve”.

Dhuntia e saj që të përshtatet me çdo skenar, thuajse është e pashoqe. Të përkryera janë edhe paraqitjet e saj të shkurtra në filma (p.sh. në filmin “Hot Fuzz”). Cate Blanchett gjithmonë ia pikatë!

Rekomandime: trilogjia “The Lord of the Rings”, “I’m Not There”, “Blue Jasmine”, “Carol”, “The Aviator”.

Blue Jasmine (2013)

Daniel Day-Lewis

Absolutisht nuk ka aspak nevojë që të prezantohet kjo legjendë. Daniel Day-Lewis njihet për faktin se përzgjedh shumë rolet e veta (që nga viti 1977 ai është paraqitur vetëm në pesë filma). Roli i tij në filmin “Nine” ishte dështimi i tij i vetëm i madh, por a mund ta fajësoni atë për shkak se provoi? Ky rol ishte aq i veçantë, saqë të gjithë do ta pranonin atë. Më parë përmendëm pesë filmat e tij që nga viti 1997. Që të gjithë ata janë fitues të çmimit Oskar, apo të nominuar. Kudo që paraqitet ai, aty janë shpërblimet. Shembulli më i mirë i kësaj është filmi “Gandhi”.

Edhe filmat e tij të tjerë, që të gjithë janë të shikueshëm. Daniel Day-Lewis është njëri ndër aktorët më të mirë të të gjitha kohëve.

Rekomandime: “There Will Be Blood”, “My Left Foot”, “Gangs of New York”, “In the Name of the Father”, “Lincoln”.

there will be blood theme

Michelle Williams

Michelle Williams shkëlqen për shkak të shoqërimit të tij të vazhdueshëm me filma të mëdhenj. Për çdo rol të saj në filmat, si “A Hole in One” dhe “Perfume” (të cilët janë filma kult), e keni nga një paraqitje të saj në filmat e tjerë, si “Blue Valentine” dhe “Wendy and Lucy”.

Cilido film, pjesë e të cilit është Michelle Williams, ai të paktën është interesant. Williams mund të mos ketë një karrierë aq të qëndrueshme, por çdo projekt i saj, që në fillim, e ka të sigurt suksesin.

Rekomandimet: “My Week With Marilyn”, “Manchester By the Sea”, “Blue Valentine”, “Brokeback Mountain”, “Synechdoche”, “New York”.

Ralph Fiennes

Kemi të bëjmë me aktorin, i cili ka njërën prej karrierave më të forta. Ralph Fiennes ka qenë i madh që nga fillimi, ku filmi “Schindler’s List” është njëri ndër më të mirët e tij, nga fillimi i karrierës. “Quiz Show” erdhi vetëm një vit më vonë, e nuk u vonua as roli i tij në filmin “The English Patient”.

Fiennes do të mbahet mend për rolin e Lordit Voldemort në filmat “Harry Potter”, por luajti edhe filma të tjerë. Kur arriti performancën e tij të jashtëzakonshme me rolin në filmin “The Grand Budapest Hotel”, vetëm sa konfirmoi talentin e tij me të vërtetë të madh.

Rekomandime: “Schindler’s List”, “The Grand Budapest Hotel”, “The Constant Gardener”, “Quiz Show”, “In Bruges”

Carey Mulligan

Aktorja Carey Mulligan kishte rënë në sy për herë të parë në filmin “Pride and Prejudice”, por ishte roli i saj në filmin “An Education”, i cili e shndërroi atë në yll. Ajo u nominua për ‘Oskar’, por nuk fitoi. Meqë ishte një aktore e re, e cila dukej sikur doli nga asgjëja, pas famës së saj spontane, u duk sikur ylli i saj u shua, gjë që ndodhë ndonjëherë me aktorët. Por, kjo u demantua më pas dhe, në cilindo film që është paraqitur Mulligan, ai film ka shkëlqyer. Karriera e saj nuk përmban shumë filma, por ata që i ka, i ka të mirë.

Daniel Auteuil

Kinemaja franceze gjithmonë ka qenë e rëndësishme, gjë që mund të thuhet edhe për këtë, bashkëkohoren. Kjo kinematografi ka dhënë shumë emra të njohur, si Marion Cotillard, Vincent Cassell, Gérard Depardieu, etj. Por, ai që veçohet në këtë drejtim, pa dyshim është aktori i mrekullueshëm Daniel Auteuil. Roli i tij i parë i madh, ai në filmin “Jean de Florette”, ishte përkrah emrave të tjerë, të njohur (Depardieu, Yves Montand etj), por Auteuil nuk mbeti aspak nën hije. Filmat e tij vazhdojnë që të shikohen me shije edhe sot e kësaj dite.

Rekomandimet: “Jean de Florette”, “Dialogues Avec Mon Jardinier”, “Mai Saison Préférée”, “La Fille Sur le Pont”, “36 Quai Des Orfevres”.

cache-2005

(Kosova Sot)