Jake Gyllenhaal nuk preferon të flasë për jetën personale

  • 22 March 2017 - 15:28
Jake Gyllenhaal nuk preferon të flasë për jetën personale

AKTORI QË JEP SHUMË NGA VETJA PËR T'U PËRSHTATUR ME ROLET

Ai i takon gjeneratës së aktorëve më të mirë, i cili e arriti famën, derisa ishte ende adoleshent, duke pranuar role të mbushura me çrregullime të brendshme

Thotë se "një sandviç, që e ha nuk e ndan me të tjerët"

Jake Gyllenhaal arrin për intervistë derisa me vete po mbante karrigen e vet. Në mënyrë të veçantë, karrigia ishte tërhequr zvarrë përmes suitës së hotelit, në mënyrë që të mund të ulej në pozitë të drejtë, normale. Karrigia është zgjedhje e mirë, derisa ai i shtrirë në karrige ju përgjigjet pyetjeve për jetën e tij, që pak a shumë dukej thuajse ishte një seancë terapie. "Oh, a është një lloj i intervistës që ju po e prisnit", thotë ai, me sytë e tij plot shkëlqim. "Mund ta bëjmë këtë. Nëse nuk keni gjë kundër që të shtrihem dhe përfundimisht se do të dëgjoni disa gjëra interesante". Ai ishte i lehtë për të biseduar me të, nuk ishte i tensionuar. Dhe nuk është pasi që ka nevojë të jetë mbrojtës për karrierën e tij, ai i takon gjeneratës së aktorëve më të mirë, i cili e arriti famën derisa ishte ende adoleshent, duke pranuar role të mbushura me çrregullime të brendshme: adoleshentin me telashe, që kishte halucinacione lepujt, te hiti "Donnie Darko", prezanton homoseksualin Jack Twist, pastaj Tony Hastings, një burrë që dështon në parandalimin e dhunimit të gruas dhe vajzës së tij në "Nocturnal Animals", transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjërat shpejt dalin nga kontrolli

Tani ai promovon "Life", një film fantastiko-shkencor-horror, në të cilin një ekip prej gjashtë personave që janë në "International Space Station", zbulojnë faktet e para për një jetë jashtë Tokës, derisa gjërat shpejtë dalin nga kontrolli. Skenari, thotë Gyllenhaal, e ka lënë "në mënyrë të legjitimuar të tmerruar", megjithëse ai e pranon se arsyeja kryesore për ta pranuar rolin ishte se "duke luajtur rol pas rolit më janë dhënë një tonelatë me përgatitje, dhe kam bërë një zgjedhje vetëm për t'u kënaqur me veten time duke e bërë një film të madh, argëtues". Dhe, kështu ai e ka bërë këtë. Regjisori, Daniel Espinosa, ia kishte ofruar atij mundësinë dhe lirinë që ta ndërtojë personazhin e tij, Dr David Johnson, dhe Gyllenhaal ishte përcaktuar për introvert që të lë pa fjalë, me dëshirën minimale për t'u kthyer ndonjëherë në Tokë. "A und t'i referohem kësaj? Po", qesh ai. "Por, gjithashtu jo. Unë po mendoj, jam shumë i përkushtuar për të qenë këtu". Përkundër tentimit të tij vetëm për t'u argëtuar, Gyllenhaal, një alkoolist i shëruar, edhe më tutje nuk mundet ta shtyjë veten e tij. Ai flet me astronautët, merr udhëzime nga një mjek me trauma dhe ka punuar me një trajner me gravitet zero, në mënyrë që personaliteti i tij do të reflektonte mirë në mënyrën se si ai depërton përmes gjithësisë. 

Provat e vështira

Shumë nga rolet e tij jo në mënyrë kaq aktive kërkojnë kaq nivel ndëshkues të përgatitjeve por Gyllenhaal e bën këtë gjithsesi - ai ishte trashur për filmin që për temë ka boksin, me titull "Southpaw", me rreth 2,000 pompa dhe me gjashtë orë seanca ushtrimi, para se të përgatitej ta aktronte Lou Bloom-in në "Nightcrawler". "Motra ime [aktorja Maggie] dhe unë shpeshherë e kemi këtë temë" thotë ai. "Unë kam humbur peshë ose kam mësuar ndonjë shkathtësi të re dhe ajo më thotë: 'Ti nuk ke nevojë përse ta ndryshosh trupin tënd për të luajtur një personazh' dhe ka raste kur unë nuk pajtohem me të, por, ka edhe raste kur unë pajtohem me të". A thua a frustrohet ndonjëherë derisa është në shesh-xhirim, duke bërë me mijëra pompa për çdo ditë derisa njerëzit e tjerë nuk i përshtaten intensitetit të tij? Ai duket i tmerruar nga kjo pyetje. "Oh, ti po mendon se pompat barazohen me zejen e aktorit? A është ajo që jeni duke e thënë? Epo ndoshta nuk e dini se si është zanati i aktrimit. Po mendoj, duke kaluar kohë në përgatitje, duke qenë i shkathët … jo, unë nuk mendoj se transformimi i trupit tënd ka diçka të bëjë me aktrimin". Për ta kuptuar më mirë atë që po thotë, ai citon filmin et tij që po vjen, me titull "Stronger", në të cilin film ai aktron Jeff Bauman-in, i cili ka humbur të dy këmbët gjatë bombardimeve në maratonën e Bostonit. Njerëzit thonë: 'Sa e vështirë mund të jetë kjo? Aktorët e mi të preferuar janë si artistët, dhe kur e shikon karrierën e tyre, e shihni dikë i cili është në gjendje të tërheq një figurë të përsosur psikologjike, bazuar në shkathtësitë apo praktikën'. Gyllenhaal është një njeri që e mbron jetën e tij private, duke thënë se "një sandviç që e ha nuk e ndan me të tjerët". Më pas shton: "Janë disa gjëra që i mbaj për veten time, që janë punë mia" ka shpjeguar ai. 

(Kosova Sot)