Një rrëfim i jashtëzakonshëm rreth tmerrit dhe heroizmit

  • 23 March 2017 - 18:27
Një rrëfim i jashtëzakonshëm rreth tmerrit dhe heroizmit

Kemi të bëjmë me një rrëfim rreth një gruaje (rol që luhet nga Jessica Chastain), e cila kishte strehuar çifutët në kopshtin zoologjik të Varshavës gjatë Holokaustit ,raporton Gazeta Kosova Sot

Nuk është lehtë ta pranojmë, por pas filmit "Schindler's List" ka pasur shumë filma mediokër rreth Holokaustit, sa që kjo të bën të ndjesh neveri. Natyrisht, ka përjashtime. Filmat si ai i Roman Polanskit, "The Pianist", ose filmi i regjisorit Lajos Koltai, "Fateless", të cilët, me anë të qartë- sisë së vizionit të tyre dhe mungesës së sentimentalizmit, na detyrojnë që ta shikojmë tmerrin me një shikim të ri. Por, shumica e filmave rreth Holokaustit, bazohen te ndikimi emocional, vizual dhe muzikor (filmat Life is Beautiful, Jakob the Liar, The Boy in the Striped Pajamas, The Book Thief, Woman in Gold). Bile edhe filmat më ambiciozë, sikur ai i Tarantinos, "Inglourious Basterds", ose filmi i vitit 2015, "Son of Saul Qëllimi dhe efekti i këtyre filmave është që të na tronditë, e jo të na bëjë të qajmë. Shembulli më i ri i këtyre filmave, është filmi "The Zookeeper's Wife", një rrëfim i jashtëzakonshëm, i vërtetë rreth tmerrit dhe heroizmit, i shndërruar në një dramë konvencionale, që na sjell një yll të madh të filmit, Jessica Chastain, si dhe në një gamë të tërë të kafshëve të dashura. 

Edhe dhembja e tyre duket disi e hijshme Regjisor është Niki Caro, i cili në vitin 2002 kishte bërë filmin "Whale's Rider". Nuk befason fakti që filmi "The Zookeeper's Wife" zhvillohet në anën e sigurt të luftës. Figurat kryesore të filmit dhe përvojat e tyre janë pastruar nga kompleksiteti i tyre, duke bërë që edhe dhembja e tyre të duket disi, e hijshme. Duke përshtatur librin e shkrimtares Diane Ackerman, i cili ishte bazuar në ditarin e Antonina Zabinskas, e cila, bashkë me burrin e saj, Jan Zabinski, kishte strehuar 300 çifutë polakë në kopshtin zoologjik gjatë Luftës së Dytë Botërore.  

(Kosova Sot)