Heronjtë tanë ballafaqohen kundër superheroit jashtëtokësor

  • 24 March 2017 - 17:23
Heronjtë tanë ballafaqohen kundër superheroit jashtëtokësor

Rita dëshiron t'i shtrijë gishtërinjtë e saj të gjatë te Zeo Crystal, një objekt ky që asaj do t'i lejojë shkatërrimin e planetit Rifreskimi i nostalgjisë së të nëntëdhjetave, superheronjve të adoleshentëve u ofron një tregim origjinal, që nuk ka fund.

Pas rreth nëntëdhjetë minutave, "Power Rangers" përfundimisht kryen atë aksion final. Në fakt, filmi vjen disi në termat e ushqimit të shëndetshëm: Vetëm se e dini që një sekuencë si kjo është e dëmshme për ju, nuk do të thotë se nuk është argëtim ta shikosh. Në fushëbetejën e "Power Rangers" heronjtë tanë ballafaqohen kundër Rita Repulsa, superheroit jashtëtokësor nga sezoni i parë i shfaqjes televizive - kjo nuk është një gomë e rimbushur. Është klasike e "Power Rangers", që është luajtur nga e frikshmja Elizabeth Banks, si një vrasëse serike me fiksim në ar, që e dallon si një shtrigë- princeshë e kohërave tona. Ajo endet në një dyqan bizhuterish dhe han stolitë e arit, duke e shkrirë atë në një pjesë kristali të artë. Ajo bën gjithçka, por shkruan një editorial për "The Wall Street Journal", duke debatuar se Amerika do të duhej të kthehej prapa në standardin e artë, dhe se administrata e Trump-it funksionon, vetëm jepini kohë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Një hologram gjigant

Rita dëshiron t'i shtrijë gishtërinjtë e saj të gjatë te Zeo Crystal, një objekt ky që asaj do t'i lejojë shkatërrimin e planetit. Nëse legjenda e efekteve speciale Ray Harryhausen ishte për të shikuar poshtë nga retë në këtë demon të lëngshëm e të madh, ai do të thoshte se ishte fantastik. Dhe, ai do të kishte të drejtë. Sa për "Power Rangers", edhe ata janë pjesë e sekuencave, ata vijnë për shpëtim si zvarranikë dhe si anije të metalta. Duhet cekur se "Mighty Morphin Power Rangers: The Movie" ishte lansuar më 1995 dhe kishte fituar 38 milionë dollarë. Zordon, mentori i "Rangers", aktrohet nga Bryan Cranston, i cili shfaqet si hologram gjigant.

(Kosova Sot)