Aktorët, që refuzuan të punojnë me njëri-tjetrin

  • 24 March 2017 - 17:26
Aktorët, që refuzuan të punojnë me njëri-tjetrin

Ka ndodhur të përplasen gjatë filmimit

Me sa duket, secila punë ka edhe një ndihmës, që të gjithë në zyrë e shmangin, sikurse të ishte murtajë. Po del se puna në Hollivud është sikurse secila punë tjetër, dhe me kalimin e viteve, disa yje kanë fituar një reputacion serioz midis yjeve të tjerë, madje aq shumë, saqë yjet e tjerë nuk parapëlqejnë të punojnë me ta. Le t'ua hedhim një sy disa nga yjeve, që kanë refuzuar të punojnë me njëri-tjetrin, trasmeton gazeta Kosova Sot

Julia Roberts dhe Nick Nolte

Në vitin 1994, Nick Nolte dhe Julia Roberts ishin shfaqur së bashku në komedinë romantike "I Love Trouble". Dyshja nuk ishte përshtatur mirë në xhirime, dhe mungesa e kimisë së tyre përfundimisht dallohet edhe në ekran. Thuhet se grindjet e vazhdueshme ishin përkeqësuar aq shumë, saqë regjisori Charles Shyer ishte shtyrë që disa skenat t'i xhirojë ndaras, në mënyrë që ata të mos ishin bashkë. Përderisa po xhironte në filmin "I Love Trouble", Roberts kishte thënë për "New York Time' se Nolte ishte "komplet i neveritshëm". Më pas Nolte i ishte përgjigjur me, "nuk është mirë ta quash dikë të 'neveritshëm'. Por, ajo nuk është person i mirë. Të gjithë e dinë këtë". 

Richard Gere dhe Sylvester Stallone

Për vite me rresht, kishte një armiqësi të dukshme prapa skenave midis Richard Gere dhe Sylvester Stallone. Stallone përfundimisht ka shpjeguar armiqësinë midis aktorëve gjatë sesionit të 2006 te "Q&A" me "Ain't It Cool News", duke thënë se Gere ishte kasti origjinal i personazhit Chico më 1974, një dramë "The Lords of Flatbush". Për fat të keq, Gere dhe Stallone u përplasën menjëherë gjatë filmimit, dhe Gere ishte zëvendësuar nga Perry King. Stallone e quan Gere-n si një kreten komplet, përfshirë edhe derdhjen e ushqimit nëpër pantallonat e Stallone-s: "Regjisorit iu desh ta bënte një zgjedhje: njëri prej nesh duhej të shkonte. Richard-it i ishte dhënë drita e gjelbër që të shkonte dhe që nga ajo ditë, ai seriozisht më urren. Ai madje mendon se unë jam individi përgjegjës për fjalët e përhapura. Nuk është e vërtetë...por kjo është vetëm thashetheme". 

Robert Downey Jr. dhe Terrence Howard

Terrence Howard nuk ka fije turpi që të flasë për telashet e tij me yllin nga "Iron Man", aktorin Robert Downey Jr. Në vitin 2013, Howard u shfaq te "Bravo's Watch What Happens Live", dhe ka theksuar se, derisa në studio kishin shkruar një marrëveshje trevjeçare për filmin, "ata erdhën te unë me një zgjidhje të dytë dhe më thanë 'shiko, ne do të paguajmë ty një të tetën e asaj që jemi marrë vesh me ty, sepse mendojmë se do të kemi sukses si me, sikurse edhe pa ty". Fajin e kishte hedhur te Downey: "Kam thirrur mikun tim, që i kam ndihmuar ta gjej punën e parë dhe ai nuk më ka lajmëruar për tre muaj". U deshën tri vite për t'u pajtuar, kur u bashkuan në martesën e regjisorit Brian Grazer, në vitin 2016.

Kevin Smith and Bruce Willis

Përderisa Kevin Smith dhe Bruce Willis nuk kishte telashe për të aktruar së bashku në xhirimin "Live Free or Die Hard", dyshja e kishte të vështirë të punonin së bashku te komedia policore e vitit 2010, me titull "Cop Out", në të cilën Willisaktronte, derisa Smith ishte regjisori. Smith në fakt me të madhe e kishte admiruar yllin e "Die Hard" dhe kishte pagë më të vogël për të punuar me Willis. Për fat të keq, superyjet vijnë bashkë me egot e tyre. Smith më pas regjinë dhe përvojën me Willis për "Cop Out' e përshkruan si "shpirtshkatërruese" dhe falënderon Tracy Morgan-in, që i kishte ndihmuar gjatë filmit. "Sikur mos të kishte qenë Tracy, ndoshta do ta vrisja veten apo dikë tjetër, derisa po e bëja këtë film".

Shannen Doherty dhe gjithë të tjerët

Shannen Doherty ka një histori, kur bëhet fjalë për armiqësitë e saj në xhirime me aktoret femra. Thuhet se ajo për pak sa nuk kishte shpërthyer gjatë xhirimit të "Beverly Hills 90210" me yllin Jennie Garth. Ylli nga "90210", Tori Spelling në vitin 2015 për "Lifetime" ka zbuluar se e kishte shtyrë të atin e saj Aaron Spelling (që ishte producent) ta përjashtonte Doherty-in nga drama e adoleshentëve. Katër vite më pas, Doherty dhe shoqja e klasës Alyssa Milano zhvilluan një armiqësi të vërtetë në xhirim tjetër te producenti Aaron Spelling, "Charmed". Sipas Milano-s, "ishin disa ditë përfundimisht të vështira" dhe "pak a shumë ishte si në shkollën e mesme". Një burim nga brenda spektaklit i ka thënë "TV Guide" në vitin 2001 se "ishte e qartë që ose Doherty ose Milano duhet të shkojnë". 

Tony Curtis dhe Marilyn Monroe

Përderisa sot konsiderohet si një ndër komeditë më të mira të kohës, filmimi i "Some Like it Hot" nuk ishte një rezervim të qeshurash për kastin, në veçanti për aktorët Marilyn Monroe dhe Tony Curtis. Thuhet se, Monroe ishte e njohur për reputacionin e keq në xhirime, duke i humbur kohë producentit, që i kishte kushtuar me të holla, si pasojë e sjelljes së saj të keqe. Curtis u duk se kishte arritur limitin, pasi që i ishte dashur ta ribënte një skenë të puthjes. Kur pas disa herëve të bërjes së skenës, dikush e kishte pyetur Curtis-in se si ishte ta puthësh Monroe, Tony i ishte përgjigjur: "[ishte] sikurse ta puthësh Hitler-in".

(Kosova Sot)