Skulptura e Roden-it në publik pas 130 vjetësh

  • 25 March 2017 - 20:40
Skulptura e Roden-it në publik pas 130 vjetësh

Shtëpia e ankandeve "Artcurial", më 30 maj të këtij viti do ta nxjerrë në shitje "Andromeda"-n, skulpturën e çmueshme të mermertë të Auguste Rodinit, e cila ka një histori interesante. Kjo kryevepër kaherë e humbur, e cila ishte në të njëjtën familje për 130 vjet, është vlerësuar në 800.000 - 1.200.000 euro. Diplomati kilian me shërbim në Paris, Carlos Morla Vicugna, në vitin 1888 kishte porositur nga Rodini një bust të mermertë të gruas së tij të re, Luise.

E bartur nga gjenerata në gjeneratë, kjo kryevepër ka mbetur në të njëjtën familje, derisa në vitin 2017 nuk është blerë nga punëtorët e "Artcurial"- it. - Zbulimi i "Andromeda"-s pas tërë këtyre viteve është ngjarje e llojit të vet - thotë Stefan Ober, ndihmës drejtor i "Artcurial"-it, transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)