Në luksor zbulohet statuja nga alabastri e mbretëreshës Tiye

  • 25 March 2017 - 20:46
Në luksor zbulohet statuja nga alabastri e mbretëreshës Tiye

'Ahram Online' raporton se një statujë mirë e ruajtur nga alabastri, që mendohet se paraqet mbretëreshën Tiye, gruan e mbretit Amenhotep III dhe gjyshen e mbretit Tutankhamun, është zbuluar nga arkeologët egjiptianë dhe evropianë në tempullin e funeralit të Amenhotepit III, në Kom ElHittan. Arkeologët, duke punuar nën ombrellën e Institutit gjerman të arkeologjisë, ishin duke ngritur pjesën e poshtme të statujës së mbretit Amenhotep III, kur u paraqit statuja e mbretëreshës Tiye afër këmbës së tij të majtë. Ministri egjiptian i antikiteteve, Khaled El-Enany, e përshkroi këtë statujë si "unike dhe të dalluar", duke shtuar që kjo është statuja e parë e mbretëreshës, e bërë nga alabastri, që është zbuluar ndonjëherë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)