Amy Winehouse, muzikante me personalitet

  • 25 March 2017 - 20:48
Amy Winehouse, muzikante me personalitet

Muzikanti britanik Bob Dylan e ka përshkruar këngëtaren e ndjerë Amy Winehouse si artisten e fundit të madhe, e cila e kishte personalitetin e vet. Në një intervistë të gjatë që ia ka dhënë shkrimtarit Bill Flanagan, të botuar në ueb sajtin zyrtar të muzikantit, Dylan flet rreth këngëtares ekscentrike, e cila vdiq në vitin 2011, kur kishte vetëm 28 vjet. - Ajo është e fundit që kishte personalitet - tha fituesi i çmimit Nobel për letërsi, i cili përndryshe rrallëherë jep intervista. Dylan (75 vjeç) ka deklaruar se respekton Imelda Mayin dhe Valery June, artiste që kanë performuar nën ndikimin e bluzit dhe folk rokut. Muzikanti ka falënderuar edhe Joan Baezin, me të cilën shkurt ka qenë në lidhje, transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)