Violinisti Iskandar Widjaja do të performojë në "Dam Festival 2017"

  • 25 March 2017 - 21:16
Violinisti Iskandar Widjaja do të performojë në

Violinisti Iskandar Widjaja do të performojë në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit DAM. Widjaja do të paraqitet përpara publikut prishtinas më 4 prill në mbrëmjen e pestë të festivalit. Ylli i muzikës klasike e ka konfirmuar edhe në ueb faqen e tij http://www.iskandarwidjaja.com/ koncertin në Kosovë në kuadër të aktivitetit të ngjeshur koncertal. Widjaja do të interpretojë 'Simfoninë spanjolle" nga Edouard Lalo i shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës. Festivali DAM do të hapet më 31 mars në Prishtinë me interpretimin e operës instrumentale "Errësira" nga kompozitorja luksemburgase me origjinë bullgare Albena Petrovich - Vratchanska,transmeton gazta Kosova Sot.
 

(Kosova Sot)