"Makbeth"-i i Shakespearit në "Residenztheater" të Munihut

  • 25 March 2017 - 21:23
"Makbeth" është tragjedia më e shkurtër e Shakespearit dhe flet rreth mbretit skocez Makbeth, ku në të është përshkruar fuqia e së keqes, nga shtrigat e mesjetës, deri te interpretimi psikologjik i gjendjes mendore të Makbethit dhe të lejdi Makbethit. Inskenimi i kësaj shfaqjeje në Munih, premiera e së cilës është mbajtur më herët, këtë vit, në këtë sezon i është lënë në dorë Andreas Krigenburgut, regjisorit të njohur, i cili është i famshëm edhe në operë. Në regji të Krigenburgut, kolovajza sillet gjithnjë e më shpejt rreth kurorës mbretërore, ku gjithnjë e më pak dihet se kush ka mbetur gjallë në atë situatë dramatike. Për ta bota nuk paraqet problem, por më shumë ferri, por ferri, nënkuptohet, është gjithmonë dikush tjetër.,transmeton Kosova Sot.