Xhirohet një komedi në Shtëpinë e Bardhë

  • 25 March 2017 - 21:31
Xhirohet një komedi në Shtëpinë e Bardhë

Nga Hollivudi arrin lajmi rreth planeve për një komedi rreth të të punësuarve në Shtëpinë e Bardhë, një film rreth dr Dolittleit me Robert Downey Jr dhe me vendimin që Penelope Cruz ta luajë rolin e Donatella Versace në serinë rreth vrasjes së Gianni Versaces. Robert Downey Jr do të luajë në filmin "The Voyage of Doctor Dolittle", të bazuar te heroi i njohur i librave të fëmijëve nga vitet e 20-ta të shekullit të kaluar. Versioni i parë i filmit nga viti 1967 nuk ishte pranuar mirë nga publiku, megjithatë ishte nominuar për Oskar. Filmi i dytë është bërë në vitin 1998, me Eddie Murphy-n, që kishte pasur sukses të madh, prandaj ishte bërë edhe vazhdimi i tij, në vitin 2001,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)