Maggie O'Farrell dhe lufta e saj me vdekjen

  • 25 March 2017 - 21:36
Maggie O'Farrell dhe lufta e saj me vdekjen

Maggie O'Farrell, në memoaret e saj, thotë se ka përjetuar 17 përjetime afër vdekjes. Memoaret e saj jetësore, të cilat fillojnë si projekt për t'i dhënë shpresë vajzës së saj tetë vjeçare, do të publikohen këtë verë nga shkrimtarja Maggie O'Farrell. Libri me titullin "I Am, I Am, I Am: Seventeen Brushes with Death", flet për një seri të përvojave afër vdekjes, që i ka vuajtur Maggie O'Farrell. Vajza e saj vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik dhe libri kishte për qëllim që t'ia bënte asaj me dije se nuk është e vetme dhe se ka edhe njerëz të tjerë që vuajnë. O'Farrell tregon se vajza e saj ishte diagnostikuar me këtë sëmundje kur kishte vetëm nëntë vjet, transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)