Kryeziu: "Kosova Sot" është medium, i cili u përmbahet kritereve edukative

  • 26 March 2017 - 19:32
Kryeziu:

Luan Kryeziu, regjisor Gazeta "Kosova Sot", ndër ne, është identifikim për vërtetësinë e informacionit. Serioziteti dhe profesionalizmi i gazetës "Kosova Sot" ka dhënë mjaft dëshmi që është mediumi i rrallë, nga i cili buron informacioni i parë dhe i vërtetuar. Ne jemi rritur me informacionet e kësaj gazete, kemi kaluar sfida të vështira, kemi vuajtur bashkë dhe jemi gëzuar së bashku.

Image

Për mua, gazeta "Kosova Sot" është medium, i cili u përmbahet kritereve edukative, arsimore në mënyrën më moderne dhe të kulturuar. Kjo gazetë, jorastësisht ka besimin e opinionit për vërtetësinë e lajmit, E them këtë bazuar në sakrificën e saj maksimale për të ardhur deri te informacioni i saktë dhe plasimi i tij, që nga koha e luftës e deri më sot. Prandaj, kontributi i kësaj gazete është mjaft poliedrik dhe vështirë të sqarohet në pak rreshta shkrimi.

(Kosova Sot)