'Fate of the Furious' në vend të parë

  • 18 April 2017 - 20:34
'Fate of the Furious' në vend të parë

SIPAS "BOX OFFICE"

Falë lansimit më të mirë të të gjitha kohëve në Kinë, me vlerë 190 milionë dollarë, pjesa e tetë e kësaj franshize të popullarizuar ua ka kaluar edhe disa filmave më në zë

Franshiza e studios filmike "Universal", "Fast and the Furious", nuk është duke manifestuar shenja të lodhjes. Filmi më i ri i kësaj franshize, "The Fate of the Furious", me regji të F. Gary Gray, gjatë fundjavës të Pashkëve fitoi 532.5 milionë dollarë në mbarë botën, duke përfshirë edhe 100.2 milionë dollarë në vend. Nëse këta trendë shkojnë në këtë drejtim atëherë ka gjasa që "Furious 8" do t'ia kalojë edhe filmit "Star Wars: The Force Awakens" (529 milionë dollarë), me hapjen më të 'paguar' në botë. "Furious 8" e ka pasur përparësinë e hapjes në Kinë, ku fitoi një shumë të majme prej 190 milionë dollarësh, shumës më të madhe në histori, që është fituar për tri ditë. Ja renditja në "Box Office" për fundjavën e 16 prillit të vitit 2017 1. The Fate of the Furious 2. The Boss Baby 3. Beauty and the Beast 4. Smurfs: The Lost Village 5. Going in Style 6. Gifted 7. Get Out 8. Power Rangers 9. The Case for Christ 10. Kong: Skull Island .

(Kosova Sot)