Gjërat, të cilat nuk i keni ditur për aktorin Tom Hanks

  • 18 April 2017 - 20:39
Gjërat, të cilat nuk i keni ditur për aktorin Tom Hanks

AKTORI QË LA NË GJURMË NË HOLLIVUD

Tom Hanks. Thomas Jeffrey Hanks. Ai i vjetri dhe i miri Tam Honks. Nuk kemi si t'i ikim kontributit madhor të këtij njeriu në kinematografi. Por, sapo mendojmë se i dimë të gjitha rreth tij, kur dalin ca informata krejtësisht të panjohura...

Nuk kemi si t'i ikim kontributit madhor të këtij njeriu në kinematografi

Tom-Hanks-Typewriter.jpg1. Tom Hanks pëlqen makinat e shkrimit Disa yje të filmit janë të adhuruar pas automobilave klasikë, të tjerët ndaj filmave pa zë. E çka i pëlqen aktorit Tom Hanks? Makinat e vjetra të shkrimit. Ekziston një aplikacion i iPad-it, që quhet "Hanks Writer". 

Image

2. Tom Hanks ka lidhje gjaku me Abraham Lincolnin Tanimë e konsiderojmë shëmbëlltyrë të Amerikës, por kur marrim vesh se Tom Hanks me të vërtetë ka lidhje gjaku me presidentin historik amerikan Abraham Lincoln, atëherë del se Hanks është amerikani më amerikan në Amerikë. Ai ka lidhje gjaku me të ëmën e Abrahamit. 

Tom-Hanks-George-Clooney.jpg3. Tom Hanks ka lidhje edhe me George Clooney-n Gjithnjë e kemi fjalën për lidhje të gjakut. Clooney është "gjysmë- kushëri" i Lincolnit i brezit të pestë, gjë që dmth se, edhe pse e largët, ekziston një lidhje e gjakut edhe midis tij dhe Tom Hanksit. 

4. Ekziston një asteroid që mban emrin Tom Hanks Tom Cruise mund të jetë aktor i mrekullueshëm, por asnjë asteroid nuk mban emrin e tij. Këtë nuk e ka as Russell Crowe. Por, ekziston një asteroid, trup qiellor, i cili është emëruar sipas aktorit Tom Hanks. Emri i tij është '12818 tomhanks'.

5. Tom Hanks ka punuar si shërbëtor hoteli Edhe yjeve më të mëdhenj të Hollivudit iu është dashur që të fillojnë nga diku. Johnny Depp shiste lapsa, Brad Pittit i ishte dashur që të vishej si pulë, derisa aktori i madh Tom Hanks, si i ri, kishte punuar si shërbëtor në një hotel. Derisa bënte këtë punë, i kishte rastisur që t'i bartte valixhet e këngëtares dhe aktores Cher.

6. Tom Hanks është fans i "Aston Villa"-s Nuk jemi të sigurt sesi ndodhi një gjë e tillë, duke pasur parasysh glamurin që gëzojnë ekipet e "Premier Ligës", por në vitin 2001 Tom Hanks e ka cilësuar veten si fans të "Aston Villa"-s, duke dalë me shallin e këtij ekipi në tepihun e kuq.

7. Tom Hanks ka refuzuar disa role të mëdha E kemi fjalën për një aktor, të cilit nuk i kanë munguar rolet e mëdha, sikur që janë ato në filmat 'Forrest Gump', 'Captain Phillips' dhe 'Sheriff Woody', por Tom Hanks do të mund ta kishte një karrierë edhe më të pasur, sikur t'i kishte pranuar disa prej roleve të mëdha, të cilat i ka refuzuar. Nicolas Cage u nominua për 'Oskar', pasi që Hanks refuzoi rolin në filmin e Spike Jonze-it, "Adaptation".

Tom-Hanks-aston-villa-twitter.jpg8. I biri i Tom Hanks-it është reper Nuk e kemi fjalën për Colin Hanksin, por për djalin tjetër të aktorit, për Chester Marlon Hanks, ose 'Chet', sikur që preferon ta quajnë. Ky djalosh 26-vjeçar merret edhe me aktrim, por muzikën rep e konsideron profesion primar të tij.

9. Tom Hanks ka marrë Medaljen presidenciale të lirisë E kemi fjalën për një shpërblim i cili nuk i jepet çdokujt, sikur psh aktorëve Ashton Kutcher, ose Jeremy Irons. Një medalje të tillë duhet ta meritosh. Hanks e ka marrë Medaljen presidenciale të lirisë në vitin 2016, nga presidenti Barack Obama, "për shkak të punës së tij bamirëse dhe humanitare". Jozyrtarisht, merret vesh se Obama ia dha Hanks-it këtë shpërblim, në mënyrë që ai t'ia tregonte zhvillimin e ngjarjes së "Toy Story 4".

10. Tom Hanks, i katërti në listën e aktorëve me fitimet më të mëdha Për një aktor, të cilit i pëlqen që të "shëtis" andej-këndej, si dhe të bëjë filma sikur "Larry Crowne", apo dokumentarë rreth Abraham Lincoln-it, Hanks ende di të godasë aty ku duhet: në "box-office. Pas emrave si Harrison 'Star Wars' Ford, Samuel 'I'll Do Anything' Jackson dhe Morgan 'Voice of God' Freeman, Hanks ka akumuluar një shumë totale në "box-office" prej 9,076 miliardë dollarësh. 

(Kosova Sot)