Gjërat që nuk i keni ditur për Jennifer Lopez-in

  • 19 April 2017 - 18:22
Gjërat që nuk i keni ditur për Jennifer Lopez-in

KA PUSHTUAR DISA HERË REVISTAT E FAMSHME NË TËRË BOTËN

Kishte qenë e pastrehë në moshën 18-vjeçare

Për më shumë se dy dekada, Jennifer Lopez ia ka dalë të ketë prani të vazhdueshme në kolumnet dhe revistat e të famshmëve në mbarë botën, që e shtron një pyetje se a ka diçka që nuk dimë për të? Le të ballafaqohemi me këtë fakt që tani.

Me pagën e parë kishte blerë veturë

Në një intervistë për "Hollywood Reporter", Jennifer e ka zbuluar një fakt interesant. Prapa në vitin 1990 (nuk i kujtohet saktë muaji), Jennifer po shëtitej nëpër audicionet e Hollivudit në një "Honda", të cilin ia kishte dhuruar Keenan Ivory Wayans, kur ishte bërë "Fly Girl" në "In Living Color". Kur përfundimisht kishte fituar rolin e rregullt, ajo vetes ia kishte blerë një "Mercedes".

Jennifer nuk planifikon role, ku flitet spanjishtja, sepse nuk e flet mirë

E pranojmë se J. Lo ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Nju-Jork më saktë, por që të dy prindërit e saj David Lopez dhe Gualalupe Rodriguez kanë imigruar nga Porto-Riko dhe ajo gjithmonë në mënyrë të hapur ka folur për prejardhjen e saj latine. Për më shumë, ish-bashkëshorti i asaj, Marc Anthony, njihet se flet gjuhën spanjolle në shtëpi. Kështu, duket paksa shokuese që ajo nuk do të ndihej rehat, nëse paraqitet në një rol ku flitet spanjishtja. 

Image

Fustani i gjelbër në "Grammy Awards" nuk ishte i vetmi, që e kishte veshur 

Fustani, të cilin Jennifer e kishte veshur te "2000 Grammy Awards", është material, nga i cili dalin legjendat. Përderisa i dashuri i saj atëherë, Sean Combs (Puff Daddy, P. Diddy) kishte veshur një xhaketë pa lidhje ngjyrë të hirtë, fustani i gjelbër prej mëndafshit i Jennifer, nga "Versace", kishte pësuar prerje deri në kërthizë. Përderisa ajo mbahet mend për veshjen e fustanit, ishte në fakt disenjatorja Donatella Versace, në vitin 1999, në ngjarjen "Met Gala", që e kishte veshur. Atëherë, një muaj para se ta vishte J.Lo, Geri Halliwell kishte arritur te "NRJ Music Awards" në Francë, e veshur me atë fustan. 

Ishte e pastrehë për një kohë, kështu kishte dashur vetë ajo 

Në vitin 2013, gjatë një interviste me revistën "W", Jennifer tha se kishte qenë e pastrehë në moshën 18-vjeçare. Ajo po jetonte me prindërit dhe ata, sidomos nëna, nuk kanë aprovuar aspiratat e saj dhe kishte insistuar që ajo të shkonte në kolegj. Si një 18- vjeçare, ajo doli nga shtëpia dhe flinte në një kauç në studion e vallëzimit. 

Ajo është krenare me nënën, që i ka gjuajtur paparacit me revole

Po, ishte një revole me ujë dhe jo armë e vërtetë, por, ishte e madhe. Me gjasë, Jennifer, nëna e saj dhe binjakët e saj, Max dhe Emme, po kalonin kohë të mirë në një park në Paris dhe një prej tyre u ishte afruar krejt afër. Kështu, si një gjyshe e fëmijëve, ajo mori revolen me ujë, me të cilën luanin fëmijët dhe filloi t'i lagte. Kështu ata u larguan, e ata u kënaqën me parkun. 

Kur jemi te nëna e saj, ajo është me fat në lojërat e fatit

Mirë, jo se luan gjithmonë kumar. E ëma J. Lo-së në fakt po luante në makinat e fatit në Atlantik Siti, kur kishte fituar hiç më pak se 2.4 milionë dollarë, në vitin 2004. Sapo kishte filluar lojën dhjetë minuta më parë dhe kishte shpenzuar vetëm tre dollarë nga xhepi i saj. 

E kaloi shkurorëzimin nga Marc Anthony, duke shikuar filmin "Something's Gotta Give"

Shkurorëzimi nuk është i lehtë për askënd, por duhet të bësh atë që duhet bërë për ta kapërcyer. Për J. Lo-në, shikimi i komedisë romantike, ku shfaqeshin aktorët Jack Nicholson dhe Diane Keaton, dhjetë herë, ishte çelësi për ta mbijetuar shkurorëzimin e saj të vitit 2014 nga Marc Anthony. Ajo po ashtu ishte mbështetur në përkrahjen që e kishte marrë nga miqtë e saj. 

Ajo është femra e vetme, që është cilësuar si Femra më Seksi në Botë, nga "FHM"

Revista "FHM" është revistë e meshkujve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, për çdo vit përpilon listën e femrave më seksi në botë. Fitueset e dikurshme ishin Claudia Schiffer (1995), Halle Berry (2003), Mila Kunis (2013), and Jennifer Lawrence (2014). Jennifer, ka kënaqësinë që të jetë femra e vetme që ishte gjetur dy herë në këtë listë. Në këtë listë ishte në vitet 2000 dhe 2001.

(Kosova Sot)