Fermerja afrikane e duhanit, që hoqi me tumorin malinj

  • 20 April 2017 - 12:58
Fermerja afrikane e duhanit, që hoqi me tumorin malinj

KRITIKË E FILMIT 'THE IMMORTAL LIFE OF HENRIETTA LACKS'

Oprah Winfrey paraqitet si vajza e një gruaje, e cila pa vetëdije ndikon në përparimin e madh të mjekësisë

Ka një rrëfim interesant që të tregohet rreth Henrietta Lacks, fermeres së duhanit me origjinë afrikane-amerikane, të cilës në vitin 1951, pa dijen dhe lejen e saj, iu mor një pjesë e indit nga tumori malinj në qafën e mitrës së saj. Ky grup i qelizave të saj, të emërtuara me inicialet e saj, HeLa, u tregua të ishte tepër fleksibil në kushte laboratorike, duke revolucionarizuar kërkimet mjekësore. Por, derisa këto qeliza "të pavdekshme" ndihmuan në zbulimin e ilaçeve, që mund të përdoren kundër sëmundjeve të rënda, si kanceri dhe sida, gruas të cilës iu morën ato qeliza kurrë nuk iu dha asnjë kompensim, transmeton gazeta Kosova Sot.

Byrne paraqitet në rolin e Sklootit

Gazetarja e racës së bardhë, Rebecca Skloot, deshi që ta korrigjonte këtë situatë me librin e saj të vitit 2010, të titulluar "The Immortal Life of Henrietta Lacks". Tani, në bazë të këtij libri bestseller është bërë filmi 90 minutësh nga HBO, me Oprah Winfrey-n në rolin kryesor, atë të së bijës së Henrietta-s, Deborah. Rose Byrne paraqitet në rolin e Sklootit. Qëllimi i bërjes së këtij filmi ishte i mirë, por kjo nuk dmth se ai nuk i ka disa të meta. Problemi kryesor qëndron te qëllimi i gabuar që raporti midis Deborah-së dhe Rebecca-s të paraqitet kryesisht si absurd. 

Trajtimi i kancerit

Gjatë çerekut të parë të filmit, Rebecca është e detyruar që ta meritojë vendin e saj në jetën e Deborah-s, së pari duke u takuar me pjesëtarët e tjerë të familjes Lacks, e më pas duke e dëshmuar përkushtimin e saj në kallëzimin e rrëfimit të Henrietta-s, pa rënë nën ndikimin e njerëzve, sikur doktorëve në "Johns Hopkins", ku ishte trajtuar kanceri i Henrietta-s - të cilët minimizonin rëndësinë dhe të vërtetën e qelizave HeLa. Por, mënyra sesi Winfrey dhe Byrne luajnë personazhet e tyre, është tepër "e çmendur"... Rolet i luajnë: Oprah Winfrey, Rose Byrne, Renée Elise Goldsberry, Reg E. Cathey, Rocky Carroll, Courtney B. Vance, Ruben Santiago-Hudson, Leslie Uggams, derisa regjinë e ka bërë George C. Wolfe. Skenarin e kanë shkruar Peter Landesman, Alexander Woo dhe George C. Wolfe, bazuar në librin e Rebecca Skloot-it. 

(Kosova Sot)