Gjërat që nuk i keni ditur për aktorin Gerard Butler

  • 20 April 2017 - 13:02
Gjërat që nuk i keni ditur për aktorin Gerard Butler

NUK FILLOI ME AKTRIM DERI NË FUND TË VITEVE TË TIJ TË 20-ta

Konsumonte sasi të madhe të alkoolit

Gerard Butler është njëri ndër ata aktorë që me të vërtetë mund të marrin çdo rol, duke e bërë atë të besueshëm

Mendojmë se i dimë të gjitha rreth këtij aktori. Por, megjithatë, ka edhe gjëra të cilat nuk i kemi ditur.

Fillimi i karrierës

Gerard Butler nuk filloi me aktrim deri në fund të viteve të tij të 20- ta, edhe atë për shkak se kishte planifikuar një plan tërësisht tjetër të karrierës. Pasi që kishte diplomuar në drejtësi, ai kishte filluar që të punonte në një kompani juridike në Edinburg. Por, një javë para se të bëhej avokat, ai u përjashtua nga puna, transmeton gazeta Kosova Sot.

Vitet e hershme të jetës

Gerard James Butler lindi më 13 nëntor të vitit 1969 në Paisli, Rinfrenshajër. Është më i vogli nga tre fëmijët e prindërve Margaret dhe Edward Butler. Kur kishte vetëm gjashtë muaj, familja e tij u zhvendos nga Skocia në Montreal, Kebek. Vetëm një vit më pas prindërit e tij u shkurorëzuan dhe Gerard, bashkë me fëmijët e tjerë, u kthyen në Skoci m me të ëmën. Gjatë shkollimit më shumë kishte pasur fat, sesa që kishte mësuar. 

Njeri i ndejave

Gjatë pjesës më të madhe të adoleshencës së vonshme dhe të fillimit të viteve të tij 20-ta, Butler nuk linte ndejë pa shkuar, si dhe konsumonte sasi të mëdha të alkoolit. Pas mbarimit të shkollës kishte jetuar në banesë me tre irlandezë, të cilët po ashtu pinin si ushunjëza. 

Yll i rokut

Sikur që planifikonte të bëhej jurist, Butler po ashtu një periudhë të jetës së tij ia ka kushtuar muzikës. Derisa ishte në kolegj, Butler ishte këngëtari kryesor i bendit skocez të rokut, të quajtur "Speed" dhe, edhe pse ky bend kurrë nuk arriti ndonjë sukses, karriera muzikore i ndihmoi Butlerit me rolet e tij muzikore, më pas gjatë karrierës në aktrim.

Aksidenti në surfim

Nga të gjitha çmenduritë që ka bërë në jetë, njëri ndër momentet më të frikshme të jetës së Butlerit ka të bëjë me incidentin gjatë surfimit, derisa ishte duke e bërë filmin "Chasing Mavericks". Aksidenti ishte serioz, por ai shpë- toi pa pasoja. 

Rehabilitimi 

Në moshën 27-vjeçare Butler la alkoolin. Gjatë intervistave të mëvonshme atë shpesh e pyesnin si e kishte lënë rakinë dhe çka e kishte shtyrë ta bënte një gjë të tillë. Ai tregon se, pasi që kishte parë pasojat e alkoolizmit te një shoqe e tij, kishte vendosur papritmas që ta linte alkoolin, gjë që edhe e kishte bërë. Thjesht, nuk mendonte se jeta e alkoolistit ishte ajo që dëshironte me të vërtetë. Në vitin 2012 ai hyri në një qendër rehabilitimi, meqë ishte i shqetësuar rreth vartësisë së tij nga ilaçet kundër dhembjes. 

Fillimi i aktrimit 

Pasi që gjithmonë kishte pasur një pasion për aktrim, Butler përfundimisht mund ta ndiqte ëndrrën e tij, meqë karriera në drejtësi i dështoi. Pas disa roleve të parëndësishme në teatër, rolin e tij të parë të rëndësishëm e mori pas moshës 30-vjeçare, në filmat "Mrs. Brown" dhe "Tomorrow Never Dies". Por, u desh që të vinte viti 2000, që ai të na mahniste me rolet e tij në filmat "Dracula" dhe "Attila the Hun". 

Jeta e dashurisë

Duke pasur moshën që ka, si dhe duke ditur faktin që kurrë nuk ka qenë i martuar, Gerard Butler ka qenë objekt i shpeshtë i thashethemeve rreth jetës së tij personale. Përgjatë viteve, emri i tij është lakuar me shumë femra të njohura, si Brandi Glanville, Ashley Greene, Jessica Biel dhe Cameron Diaz. Kohët e fundit mendohet se është në lidhje me disenjatorin e enterierit, Morgan Brown.

Pasuria neto

Edhe pse Butler filloi relativisht vonë karrierën e tij në Hollivud, kjo nuk ka ndikuar te fitimet e tij. Pasi që aktroi në filmin "Dracula 2001", rolet e mëdha vazhduan t'i vinin atij si në ëndërr, nga të gjitha zhanret e mundshme. Filmat më të mëdhenj të tij deri më tani kanë qenë "Timeline", "The Phantom of the Opera", "300", "P.S. I Love You", "The Ugly Truth", "How To Train Your Dragon" dhe "Olympus Has Fallen". Mendohet se pasuria e tij është rreth 30 milionë dollarë.

Hero

Përpos në filma, Butler është hero edhe në jetën reale. Pasi që, gjatë aktrimit, i kishin kërkuar që të vraponte lakuriq në ujin e akullt të oqeanit, Butler kishte vuajtur nga hipotermia. Pasi që e kishte marrë veten, atij i ishte dashur që të hynte përsëri në ujë, kësaj here për ta shpëtuar një djalë të ri, i cili rrezikonte të mbytej në lumin Taj. Për këtë vepër ai mori një certifikatë të trimërisë nga Shoqata mbretërore humane. 

(Kosova Sot)