Dhjetë fakte rreth Robert De Niro-s, të cilat nuk i keni ditur

  • 23 April 2017 - 19:20
Dhjetë fakte rreth Robert De Niro-s, të cilat nuk i keni ditur

Sikur edhe të gjithë aktorët e mëdhenj, është i famshëm për aktrimin metodik

1. ROBERT DE NIRO, AKTOR

Robert De Niro është dëshmi e gjallë se çdokush mund t'i realizojë ëndrrat e veta. Ky njujorkez nuk e dinte gjithmonë se donte të bëhej aktor. Në fakt, ai nuk ishte në dijeni për dëshirën e tij për të aktruar derisa një ditë, derisa kishte 17 vjet dhe ishte duke dalë nga kinemaja me një shok të tij, deklaroi se donte të merrej me aktrim. Askush nuk i besoi atij, derisa ai e braktisi shkollimin për t'iu bashkuar shkollës së aktrimit të Stella Adlerit. Pjesa tjetër i takon historisë së filmit.

2. ROBERT DE NIRO DHE MARTIN SCORSESE Robert De Niro dhe Martin Scorsese janë të pandashëm në botën e filmit. Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se regjisori dhe aktori që të dy janë rritur në zonën e fshatit Grinuiç të Menhetnit, Nju Jork. Kur u njoftuan në një ndejë, në vitin 1972, ata dy kuptuan se ishin parë shpesh, por kurrë nuk kishin folur njëri me tjetrin.

3. AKUZAT PËR PROSTITUCION

Në vitin 2008, Robert De Niro ishte përbetuar "Kurrë nuk do të shkoj më në Francë. Edhe miqtë e mi do t'i këshilloj që të mos shkojnë atje". Pse? për shkak se aktori, fitues i çmimit 'Oscar', se si u përfshi në disa hetime të policisë parisiene rreth prostitucionit. Ai publikisht u përmend në hetime, por mohoi çdo përfshirje në botën e prostitucionit. De Niro u zemërua aq shumë me francezët, sa që ua ktheu shpërblimin Legjioni i Nderit, të cilin ia kishte dhënë Franca në vitin 1997.

4. PRONAR I RESTORANTIT

A keni dëgjuar ndonjëherë për 'Nobu'? A keni drekuar në 'TriBeCa Grill'? Apo në 'Rubicon', a 'Ago'? Që të gjitha këta janë emrat e restoranteve që janë në pronësi të De Niros.

5. MAX CADY

Njëri ndër rolet e veçanta të De Niros është ai i Max Cady-t, në filmin "Cape Fear" (1991). Me qëllim që këtë rol ta luante sa më mirë që të ishte e mundur, Robert De Niro pagoi dentistin e tij 5,000 dollarë, që t'ia bënte dhëmbët t'i dukeshin sa më keq që ishte e mundur. Pasi që mbaroi filmin, ai pagoi 20 000 dollarë për t'i kthyer dhëmbët e tij në gjendjen fillestare.

6. AKTRIMI METODIK

Robert De Niro, sikur edhe të gjithë aktorët e mëdhenj, është i famshëm për aktrimin metodik. Ai njihet për faktin se përdorë çdo taktikë të cilën e konsideron të përshtatshme, me qëllim që të depërtojë në mendjen e rolit që luan, gjë që ia mundëson atij ta sjell aktrimin më të mirë të mundshëm. Gjatë produksionit të filmit "The King of Comedy", De Niro bënte deklarata antisemitike para kolegut të tij, Jerry Lewis, i cili ishte çifut, vetëm që ai të manifestonte një zemërim sa më autentik. Lewis thotë se, në një rast kishte harruar se ishin duke bërë film dhe ia kishte mësyrë De Niros, që ta 'hante për së gjalli'.

7. BOBBY QUMËSHTI

Si fëmijë, Robert De Niron shpesh e thërrisnin "Bobby qumështi", meqë ishte i zbehtë sikur qumësht dhe tepër i hollë.

8. REFUZOI SHUMË ROLE

Robert De Niro ka refuzuar shumë role në filmat të cilët më pas u bënë shumë të suksesshëm. Ai refuzoi rolin e Billit në filmin "The Butcher", rolin e Cutting në "Gangs of New York" (2002), prandaj këtë rol e mori Daniel Day Lewis. Atij i ishte kërkuar ta luante edhe rolin e Frank Costellos n filmin "The Departed" (2006), si dhe ta bënte regjinë e filmit "The Good Shepherd". Ai ishte konsideruar edhe ta luante rolin e Harry-t në filmin "Home Alone" (1990), rol që më pas i ishte dhënë shokut të tij, Joe Pesci.

9. ME MUA E KE? (YOU TALKIN'' TO ME?)

Njëra ndër fjalitë më të famshme në historinë e filmit është: "You talkin' to me? You talkin' to me? You talkin' to me? Then who the hell else are you talking… you talking to me? Well I'm the only one here. Who the fuck do you think you're talking to? Oh yeah? OK." (Me mua e ke? Nëse jo, atëherë me kë dreqin tjetër? Unë jam njeriu i vetëm këtu. Njëmend? OK"). Tërë këtë monolog De Niro e kishte improvizuar vetë.

10. AKTORI I PREFERUAR PËR TË PUNUAR ME TË

Robert De Niro ka punuar me shumë aktorë dhe aktore të mrekullueshme përgjatë karrierës së tij. por, cili ishte i preferuari i tij? Marlon Brando? Joe Pesci? Ray Liotta? Asnjëri! Aktori, në fakt, aktorja e preferuar nga ai që të punonte në film, ishte Meryl Streep, me të cilën edhe ka luajtur në disa filma. 

(Kosova Sot)