Katherine Heigl, e tmerrshme në rolin e të çmendurës në një triler

  • 23 April 2017 - 19:30
Katherine Heigl, e tmerrshme në rolin e të çmendurës në një triler

Do të bënte më së miri sikur aktorja e madhe ta kishte refuzuar këtë rol

Kur Nat King Cole këndoi "Unforgettable" (e paharrueshme) ai këtë fjalë e konsideronte si kompliment. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për filmin hollivudian me të njëjtin emër, në të cilin dy ish- të dashura, refuzojnë që të injorohen derisa tentojnë që t'ia shkatërrojnë dasmën Rosario Dawsonit - njëra që luhet nga Katherine Heigl, e cila do të bënte më së miri sikur ta kishte refuzuar këtë rol, sesa ta merrte mundin e të mos arrinte asgjë. Një kombinim i çuditshëm i debutimit të Denise Di Novit, filmi "Unforgettable" nuk ka të ngjarë që të jetë aspak i tillë sikur që thotë titulli, "I paharrueshëm", meqë do të mbulohet nga pluhuri i harresës ende pa u kryer si duhet.

ASPEKTI EMOCIONAL I JULIAS

Dawson luan rolin e Julia Banks-it, një shkrimtareje në një qytet të madh, para se të martohej me bukuroshin ideal David (Geoff Stults) në një vend të vogël në të cilin ai e kishte rritur të bijën, Lily (Isabella Kai Rice). Askush nuk e përmend ngjyrën e lëkurës, apo përkatësinë klasore, por përkundër kësaj, Julia ndihet e huaj në këtë komunitet. Mund të thoni çka të doni rreth aktores Heigl, por roli i saj në këtë film është një testament i çuditshëm ndaj talentit të saj. Me rolin e saj, Heigl është shndërruar në një person të cilin nuk do të donit ta takonit në rrugë, sidomos nëse jeni me fëmijën tuaj. Shihet se ajo është munduar që personazhin e saj ta bëjë të duket si ish e dashura më e tmerrshme që mund të ekzistojë, por nuk ia ka dalë që ta arrinte këtë qëllim në mënyrën më të mirë të mundshme, përkundrazi. Megjithatë, kur flitet për strategjinë e Tessa-s për ta penguar jetën e Julia-s, filmi nxjerr në pah tërë potencialin prej kurve që e ka ajo (në kuptimin e rolit), gjë që është edhe gjë e mirë për këtë rol, por edhe për tërë filmin. Julia mund ta ketë marrë veten në aspektin emocional, por vazhdon që të përndiqet nga trauma e raportit të saj paraprak me Michael Vargas (Simon Kassianides), një kapadai agresiv, i cili e kishte rrahur atë aq keq, sa që gjykata më pas ia kishte ndaluar që t'i afrohej asaj. Tani ai ka vdekur, gjë që e marrim vesh që në skenën fillestare, e cila zhvillohet në një dhomë të hetimeve policore, ku policët dyshojnë te Julia, se e kishte vrarë ish të dashurin e saj.

KUJTIMET E SË KALUARËS

Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ajo i kishte dërguar atij foto intime me anë të "Facebook"-ut, një palë pantallonash të saj janë gjetur në veturën e tij dhe shenjat e saj të gishtave janë gjetur në tërë armën e vrasjes? Përgjigjet gjenden te versioni i ngjarjeve sipas Julia-s, i cili na çon deri në kohën para se ajo të takohej me Tessa-n dhe para se Michael të kthehej në jetën e saj. "Unforgettable" është një film koti, sikur ai i vitit të kaluar "The Girl on the Train" (edhe pse as për së afërmi aq qesharak) në mënyrën sesi tallet me mundësinë që Julia mund të jetë fajtore, para se të gjente ndonjë shpjegim aq të besueshëm. Derisa Julia nuk i tregon askujt se përjetonte kujtime të së kaluarës ('flashback') rreth rrahjeve që kishte 'hëngër'. Tessa është tepër intuitive në 'leximin' e armikut të saj të ri dhe sheh një mundësi sadiste te trauma e Julias. Meqë Julia nuk e përdorë "Facebook"- un, Tessa hyn aty dhe krijon një profil, të cilin e përdorë për ta kontaktuar ish burrin abuzues të Julias. Ajo vjedh telefonin e Julias dhe mbledh foto seksi, të cilat i përdorë më pas për ta zbuluar atë, e më pas hyn me dhunë edhe në shtëpi, për të marrë gjësendet e saj intime, duke përfshirë edhe rrobat e brendshme dhe unazën familjare të fejesës, të cilën Davidi ia dha Julias - për të cilën Tessa beson se i takon asaj. Sikur ky të ishte shekulli XVIII, Tessa do të ishte shtrigë, duke përdorë gjësendet e Julia's për t'i bërë asaj magji. Vajza e vogël e Davidit, Julia, e ka fatin e zi që të përfshihet midis dy grave në jetën e babait të saj. Julia shqetësohet se Lily nuk do ta pranojë atë dhe Tessa bën krejt çka mundet për t'u siguruar në këtë, duke i bërë Lilyt oferta të cilat Julia nuk mund t'i a ofrojë. Tessa është asi lloj njeriu, që nuk di ta bëjë dallimin midis dashurisë dhe posesivitetit, gjë që është e qartë nga mënyra obsesive-kompulsive me të cilën ia lanë vajzës së saj flokët. Por, çka shpreson Tessa të fitojë me këtë sjellje? Asgjë nuk është e qartë e as e sigurt. 

(Kosova Sot)