Drama soditëse në familjen pas vdekjes së kryefamiljarit

  • 25 April 2017 - 17:08
Drama soditëse në familjen pas vdekjes së kryefamiljarit

KRITIKË E FILMIT 'LOVE AFTER LOVE'

Filmi i regjisorit Russell Harbaugh me titull "Love After Love" është një dramë soditëse, në të cilën personazhet e analizojnë sjelljen e njëri-tjetrit deri në detaje. Elegant dhe josentimental, ky është një film i arrirë, i cili nuk len shikues pa e prekur. Duke pasqyruar një familje gjatë viteve pas vdekjes së të zotit të saj (kryefamiljarit), ky film sjell performanca të pasura të aktorëve të dalluar, të udhëhequr nga Chris O'Dowd, i cili në mënyrë efikase ia ka dalë që të përshtatet me rolin, duke ndrydhur instinktet e tij qesharake. Aty është edhe Andie MacDowell, e cila vjen me rolin e saj më të mirë ndër vite,transmeton gazeta Kosova Sot.

Harbaugh i njeh dhe i do personazhet e tij

personazhet e tij Skenari i shkruar nga Harbaugh dhe Eric Mendelsohn na kujton punën e Kenneth Lonergan, në kuptimin më të mirë të fjalës. Por, ky film i takon një shkolle të dramës melankolike amerikane, e cila rrënjët i ka deri te filmi i Woody Allen-it, "Interiors". Por, derisa lavdërimi që ky film i bënte Ingmar Bergmanit nënkuptonte që çdo shkëndijë e "sturm und drang"-ut shndërrohej në një dialog të hiper-artikuluar, filmi "Love After Love" bën më shumë përshtypje me atë që nuk e thotë, që e lë pa e thënë. Është e qartë që Harbaugh i njeh dhe i do personazhet e tij, edhe kur ata nuk janë të përkryer dhe ky intimitet ia lejon atij që ta arrijë të paarriturën për të tjerët. Në vend që të njoftohemi me familjen e Suzannes (MacDowell) dhe me burrin e saj të sëmurë Glenn (Gareth Williams), ne gjendemi në mes të një dreke, si njerëz të huaj, të organizuar në kopshtin jashtë shtëpisë së tyre. 

Aspiratat për t'u marrë me shkrime

Glenn, një shkrimtar relativisht i zoti, është duke vdekur nga një sëmundje e paspecifikuar dhe ajo drekë është prelud i përkeqësimit të tij të shpejtë. Ky film nxjerr në pah edhe pakënaqësinë brejtëse në martesën e djalit më të madh, Nick (O'Dowd) dhe gruas së tij, Rebecca (Juliet Rylance). Vëllai më i ri, Chris (James Adomian) ka disa aspirata për t'u marrë me shkrime, por nuk është i gatshëm që të jetë dëshmitar i largimit kaq të ashpër të atit të vet. Në pak skena të shkurtra, MacDowell tregon se sa shumë Suzanne përkujdeset për të bijtë edhe, derisa vetë është duke u marrë me humbjen e madhe që kishte pësuar. Rolet i luajnë Chris O'Dowd, Andie MacDowell, James Adomian, Juliet Rylance, Dree Hemingway, Gareth Williams, Francesca Faridany, Matt Salinger, Romy Byrne, regjinë e ka bërë Russell Harbaugh, derisa skenarin e kanë shkruar Russell Harbaugh dhe Eric Mendelsohn .

(Kosova Sot)