Faji i dashnoreve, nuk u kandidua për president

  • 25 April 2017 - 17:20
Faji i dashnoreve, nuk u kandidua për president

Rreth tij janë shkruar 16 libra, transmeton gazeta Kosova Sot.
Regjisori dhe aktori kryesor i filmit "Rules Don't Apply" flet rreth seksit, rrëfimit dhe dështimeve në lidhje me 'Oskarët'
Nuk ishte misteri rreth Howard Hughes-it ai që e tërhoqi Warren Beatty-n. Një mbrëmje të vitit 1964, Beatty ishte duke bërë njërin prej udhë- timeve të tij të rregullta klandestine në hotelin "Beverly Hills". Themi 'klandestine', meqë ai shkonte që ta takonte njërën prej dashnoreve të tij të shumta dhe nuk donte që shtypi ta merrte vesh këtë. Ai tregon se, në raste të tilla, ishte shumë paranojak. Prandaj, kur këtë rast kishte parë dy njerëz me kostume afër suitës së tij, ai kishte zbritur poshtë për ta dhënë alarmin. Por, punëtorët e hotelit i kishin treguar se njerëzit që i kishte parë nuk ishin paparacë, por ishin njerëz të Howard Hughesit. Pas këtij detaji, i cili flet për një anë të njohur, prej kodoshi, të aktorit Beatty, i cili tani ka 80 vjet, të themi se komedia "Rules Don't Apply" do të fillojë që të shfaqet në kinematë botërore këtë fundjavë, 53 vjet pasi që ai kishte menduar për herë të parë për të. Beaty e ka shkruar skenarin, e ka bërë regjinë dhe luan rolin kryesor në këtë film, duke luajtur rolin e Hughesit

Ka munguar kaq shumë nga ekranet tona

ekranet tona, saqë një gjeneratë e tërë e dinë shumë fare pak për të. Së fundmi ai është parë në filmin e vitit 2001 "Town & Country", një komedi romantike, e cila sot mbahet mend vetëm si film, i cili siguroi fitime të mëdha. Për këtë shkak mund të themi se filmi i vërtetë i fundit i Warren Beatty-it, ku kishte bërë regjinë, skenarin dhe kishte luajtur rolin kryesor, ishte satira politike "Bulworth", nga viti 1998. Mungesa e tij nga skena ka qenë aq e qëndrueshme dhe absolute sa edhe koha kur ai mbizotëronte në të. Ishte filmi "Bonnie and Clyde", në të cilin ai luajti rolin kryesor dhe ishte producent i tij, që në vitin 1967 e bëri atë të famshëm. Vetëm ai është nominuar dy herë për Aktorin më të mirë, regjisorin dhe skenaristin më të mirë në ndarjen e çmimeve 'Oskar', për një film të vetëm, gjë që Orson Wellesit i shkoi për dore vetëm një herë, sa edhe vet Woody Allenit. Në lidhje me skandalin e sivjetmë të ndarjes së çmimit 'Oskar', Beaty thotë: "Ka diçka komike në lidhje me këtë. Por, ndarja e këtyre çmimeve më ka pëlqyer gjithmonë"
Amerikanët habiteshin kur shikonin filmat italianë, apo francezë dhe shihnin aktorët lakuriqë
Edhe pse në filmin "Rules Don't Apply" Beatty luan rolin e Howard Hughesit, ai më shumë identifikohet me dy dashnorët e rinj, shoferin Frank Forbes (Alden Ehrenreich) dhe Marla Mabrey (Lily Collins), një mis i një qyteze të vogël që kishte dëshirë të bëhej aktore. Që të dy arrijnë në Los Anxheles në vitin 1958, një vit pasi që kishte arritur Beatty. Marla ishte rritur në qytetin jugor, Baptist në Virxhinia, sikur edhe Beatty, bashkë me motrën e tij më të vjetër, aktoren Shirley MacLaine. Më pas ai kishte shkuar në Hollivud. Ai mendonte atëherë, e mendon edhe sot, se qëndrimi amerikan rreth seksit, bënte që ata të ishin bërë gazi i evropianëve. Ai tregon sesi amerikanët habiteshin, kur shikonin filmat italianë, apo francezë dhe shihnin aktorët lakuriqë. Ishte filmi "Bonnie and Clyde" me të cilin Beatty e solli atë trend edhe në kinematë amerikane. Edhe jeta e tij ishte plot erotizëm. Jeta reale dhe ajo në film ishin bërë një. Joan Collins, e cila gjatë viteve 1960 ishte në lidhje me Beatty-n, tregon sesi ai edhe gjatë seksit paraqitej në telefon, tipar i cili shihet edhe te personazhi i tij filmik në filmin "Bugsy and Shampoo". Ai dhe Julie Christie ishin dashnorë në filmat "Shampoo", "Heaven Can Wait", "McCabe & Mrs Miller", sikur që ishin dashnorë edhe në jetën reale, midis viteve 1968 dhe 1973. Femrat e tjera të njohura, me të cilat ai pati lidhje, përfshijnë edhe këta emra: Natalie Wood, Vivien Leigh, Goldie Hawn, Diane Keaton, Isabelle Adjani dhe Madonna, për të mos përmendur këngëtaret, modelet dhe të tjerat. Më pas erdhi Annette Bening, të cilën Beatty e takoi gjatë bërjes së filmit "Bugsy" në vitin 1991. Ata u martuan një vit më pas. Muajin e kaluar ata festuan përvjetorin e 25- të të tyre. Kanë katër fëmijë. Në një kohë Warren Beaty ishte përmendur edhe si kandidat i mundshëm presidencial nga ana e demokratëve. Përkundër mbështetjes së madhe që kishte marrë nga anëtarësia, ai nuk ishte kandiduar, meqë jeta e tij prej dashnorit të pasionuar, me gjasë do t'ia eliminonte atij çdo shans për të fituar. Se sa i popullarizuar është Beatty tregon edhe fakti që, rreth tij janë shkruar 16 libra. Beatty thotë t'i ketë lexuar vetëm ca fletë nga disa prej tyre.  

(Kosova Sot)