Lidhjet midis fiksionit e realitetit

  • 26 April 2017 - 15:40
Lidhjet midis fiksionit e realitetit

RECENSION I FILMIT 'DOG YEARS'

Shumica e filmit të "Dog Years" e gjen Vic-in duke e komanduar Lil-in dhe veturën e saj për një vozitje në vendet e vjetra

Ishte një kohë, kur Vic Edwards (Burt Reynolds) ishte bukuroshi i Tinseltaun, i talentuar dhe atraksioni kryesor për arkat e filmave për pesë vite. Kjo për faktin se i përshtatet shumë vetë Reynolds-it. Dhe, fillimi i komedisë së re me titull "Dog Years", vjen me skenar dhe regji të Adam Rifkin, që ka shkruar filmin në veçanti për yllin e tij, për lidhjet midis fiksionit dhe realitetit, duke përdorur pamjet e Reynolds, në intervistën ku nikoqir ishte David Frost në një shfaqje nga viti 1970. Zoti jep dhe merr, sidomos për ata që jetën e tyre e jetojnë në syrin e publikut, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ndërhyrjet e çuditshme

Çfarë i ka mbetur një ylli, përpos se të kapë një shishe dhe të dalë në rrugë. Shumica e filmit të "Dog Years" e gjen Vic-in duke e komanduar Lil-in dhe veturën e saj për një vozitje në vendet e vjetra. Ndodh një vizitë te shtëpia e fëmijërisë së Vic-it, e po ashtu edhe te stadiumi i futbollit, ku protagonisti ynë dikur kishte lozur futboll, me shpresën se një ditë do të bëhej profesionist. Po ashtu, janë edhe disa ndërhyrje të çuditshme, që lirisht mund të quhen edhe si bizare, në të cilat skenaristi dhe regjisori Rifkin sjell disa pamje të vjetra të Reynolds-it nga "Smokey" dhe "Bandit" dhe "Deliverance", në mënyrë që ai të mund të flasë me veten e tij. 

(Kosova Sot)