Aktorët që e tepruan gjatë xhirimit të filmave

  • 27 April 2017 - 16:02
Aktorët që e tepruan gjatë xhirimit të filmave

Me Katherine Heigl është tepër e vështirë që të punohet në xhirim,transmeton gazeta Kosova Sot.
Aktorët shpesh e teprojnë kur flitet për rolet e tyre, por shembujt e mëposhtëm, me sjelljen e tyre në ekranin e madh, i japin domethënie të re shprehjes 'teprim' 
JULIA ROBERTS Nëse ekziston ndonjë regjisor në Hollivud, të cilin nuk do të duhej ta zemëronit, atëherë ai është Steven Spielberg. Por, thuhet se këtë gjë e kishte bërë Julia Roberts gjatë bërjes së filmit "Hook" në vitin 1991. Derisa ishte e pikëlluar për shkak të ndarjes nga Kiefer Sutherland, Roberts ishte shumë e vështirë të punoje me të. Edhe vetë Spielberg kishte konfirmuar tensionet gjatë xhirimeve, duke shtuar:"Ishte një kohë e pafat për ne të dy, të punonim së bashku".
JENNIFER LOPEZ Nëse mund t'u besojmë tabloideve, Jennifer Lopez mund ta ketë përjetuar "momentin e saj, Julia Roberts" duke bërë komedinë romantike "What to Expect When You're Expecting". Sipas "New York Daily News", Lopez - e cila sapo ishte ndarë nga burri i saj, Marc Anthony - "nuk fliste me askënd gjatë xhirimeve". Ajo komunikonte vetëm me anë të shërbëtorit të saj. 
DWAYNE JOHNSON Cila është mënyra më e sigurt për t'i damkosur njerëzit në Hollivud? Publikoni të palarat tuaja në mediat sociale. Këtë e bëri Dwayne "The Rock" Johnson në gusht të vitit 2016, kur publikoi një mesazh në "Facebook": "Disa prej nesh e dëshmuan veten si njerëz dhe profesionistë të vërtetë, derisa të tjerët jo", duke mos përmendur emra. Më pas u tha se Johnson i ishte referuar direkt Vin Dieselit, me të cilin ai thuhet të ketë pasur mosmarrëveshje. Por, shumica e kolegëve të Johnsonit mendonin se ai nuk kishte vepruar mirë që kishte publikuar atë postim. Cilado që mund të ketë qenë mosmarrëveshja midis Johnsonit dhe Vin Dieselit, duket se ajo tanimë i takon së kaluarës. Ka disa që mendojnë se tërë ky ishte një konflikt i kurdisur, për çështje publiciteti. 
LEA MICHELE Thashethemet se Lea Michele ishte divë me D të madhe gjatë xhirimeve të emisionit "Glee", e kishte dëmtuar këtë emision me vite të tëra. Thuhet që ajo të ketë bërë armiqësi me kolegen Naya Rivera në një seri konfliktesh. Thuhet se sjellja e saj iu pengonte shumë disa prej emrave të famshëm të "Glee"-së. Kate Hudson mendonte e Lea ishte një ankth i vërtetë, prandaj edhe mbante distancë nga ajo. 
KATHERINE HEIGL Thuhet se është tepër e vështirë që të punohet me Katherine Heigl në xhirime. Sa keq mund të qëndrojnë gjërat? Në rastin e filmit të vitit 2010, "Life as We Know It", e tëra varet se kujt i besoni. Derisa regjisori dhe producenti kryesor i filmit e kishte lavdëruar punën e Heiglit, disa insajderë kishin thënë se kishin qenë dëshmitarë të disa situatave shumë të vështira, ku ishte përfshirë aktorja Heigl. "Ajo mund t'ua marrë kohën e vlefshme gjatë çdo dite të xhirimit. Problemet me gardërobë, me vënien në pyetje të çdo pjese të skenarit, etj". Por, mu me rolin e saj në këtë film, Heigl mori 12 milionë dollarë. 
Dustin Hoffman Pohimet rreth një trajtimi çnjerëzor që i kishte bërë aktori Dustin Hoffman koleges së tij, Meryl Streep, gjatë bërjes së filmit "Kramer vs. Kramer", janë dokumentuar mirë në librin biografik të kësaj të fundit, të botuar në vitin 2016, "Her Again: Becoming Meryl Streep". Sipas disa informatave, ai ia kishte trusë asaj shpullë pak para daljes në skenë, pastaj e kishte përmendur vdekjen e ish- të dashurit të saj, John Cazale, si dhe, në një rast, e kishte thyer një gotë duke e përplasur për muri, derisa tërë copat e gotës kishin rënë në flokët e Streepit. Përkundër të gjitha këtyre, ajo mendon se Hoffman është një aktor me talent të madh. 
 

(Kosova Sot)