Nuk ka më privatësi

  • 29 April 2017 - 17:04
Nuk ka më privatësi

Nuk ka më privatësi,transmeton gazeta Kosova Sot.

Filmi i regjisorit James Ponsoldt, "The Circle", që flet rreth asaj sesi trendët aktualë shumë shpejt mund t'i japin fund privatësisë, e pati premierën në Festivalin e filmit "Tribeca" të njëjtën ditë kur mediet bënë të ditur se një njeri, në Tajlandë, kishte transmetuar live vrasjen e vajzës së tij bebe. Javët e fundit jemi ballafaquar me kërkesën e rojave të kufijve, që të kenë qasje të përgjithshme në llogaritë e udhëtarëve në mediet sociale; Kongresi sapo iu tha provajderëve të internetit se nuk është ilegale shitja e të dhënave personale të klientëve të tyre. Thënë këtë, ka të ngjarë që ne tanimë jemi duke jetuar në një botë ende më të frikshme, të mbushur me tmerre më bizare, sesa ato që paraqiten në filmin "The Circle", si ngjarje filmike. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe paparashikueshmërinë e ndryshimeve në këtë fushë, është e arsyeshme të pyetemi nëse një film me buxhet të madh, sidomos sikur ky, që bazohet në një libër të vjetër katër vjet (të shkruar nga Dave Eggers, i cili bashkë shkroi edhe skenarin e filmit), mund të shpresoj që të flasë për nevojat e momentit.

REGJISORI MERR KRITIKA POZITIVE 

Megjithatë, do të ishte absurde sikur filmat të mos e adresonin eksperimentin masiv, të cilin është duke e ndërmarrë njerëzimi dhe, ky film trajton këto dilema morale, duke na bërë të mendojmë rreth shërbimeve që i përdorim e të cilat na përdorin neve, në fakt. Sido që të jetë, ky film paraqet një hap komercial për regjisorin Ponsoldt, i cili ka marrë mbështetje nga kritika për filmat, si "The End of the Tour" dhe "The Spectacular Now". Emma Watson luan personazhin Mae, një njeri shpirtmirë, që sapo fillon karrierën në "Circle", një gjigant teknologjik me ngjashmëri me shumë kompani, kryesisht me "Facebook"-un. Inovacioni i saj është "TruYou" - një identitet i vetëm, një zgjidhje me një pasuord për çdo gjë që punon online, i cili eliminon anonimitetin përgjatë rrugës. "Kaosi i internetit, i thjeshtësuar", sikur që thotë ai. E udhëhequr nga Tom Stenton (Patton Oswalt) dhe Jobsian Eamon Bailey (Tom Hanks) - kjo kompani gjendet në qendër të këtij filmi. Skenat e hershme të Maes, që përpiqet të përshtatet me kulturën e korporatës "Circle", nuk janë aq të buta, sa që do të mund t'i merrnim me mend. Çdo vlerësim i konsumatorit, që nuk është 100% i favorshëm, është shkak për shqetësim; të gjitha ato mbrëmje dhe ndeja të fundjavave janë tërësisht opsionale dhe 'vetëm për argë- tim', por mungesa juaj do të vërehej. Dhe, çka nënkupton me atë se e kalon fundjavën me kajak? Nuk shohim asnjë postim të tyre në internet. Mae ia fillon punës tamam në momentin e duhur për ta parë Eamonin duke prezantuar 'gadget'-in e tij më të ri: një kamerë me madhësi sa sfera e vogël e qelqit (kiliker) me lidhje pa kabllo, me satelit, e cila mund të vendoset në mënyrë të fshehtë kudo në botë. Një incident që përfshin disa nga këto kamera, e turpëron Maen dhe lehtë mund të bëjë që ajo ta humbë punën, pa u rehatuar ende si duhet. Për të mos e humbur punën, apo paraqitet "vullnetarisht" për ta bartur një kamerë trupore gjatë tërë ditës, duke ia mundësuar tërë botës që të shihnin se çka bënte ajo në jetën e saj private. Kjo nënkupton xhirimin e të gjithë njerëzve të saj, duke përfshirë edhe prindërit (Glenne Headly dhe Bill Paxton), të cilët bien viktimë të kësaj. 

NJERIUT QË SHPIKU "TRUYOU"

Mae së shpejti nuk është më vetëm "besimtare", por edhe pioniere, duke propozuar mënyra të reja të cilat as shefat e saj kurrë nuk i kishin marrë me mend. Transformimi i saj e neverit shokun e saj të fëmijërisë, Mercer (Ellar Coltrane) dhe nxitë xhelozi te shoqja Annie (Karen Gillan), e cila ia kishte gjetur asaj këtë punë. Por, kjo më së shumti i pengon John Boyega - Ty, njeriut i cili e kishte shpikur "TruYou", por që kurrë nuk e kishte paramenduar atë si bishë të shkatërrimit të privatësisë, sikur që ishte bërë tani. Ty vazhdon që të punojë për kompaninë "Circle", por tani është një autsajder. Ai shoqërohet me Maen shkurt pasi kjo ia fillon punës. Por, ai pak a shumë zhduket nga filmi, për t'u paraqitur në fund të tij. Ne tanimë e dimë se Mark Zuckerberg nuk dëshiron që ne të dimë aq shumë rreth jetës së tij private, saqë di ai rreth jetëve tona, por Ponsoldt dhe Eggers e trajtojnë hipokrizinë e shefave të "Circle"-s, Bailey dhe Stenton, sikur një sekret që do të zbulohet në mënyrë triumfuese, duke e përfunduar filmin me deklarata optimiste.  

(Kosova Sot)