Portreti kompleks i gruas, që nuk e lë veten të goditet nga anash

  • 19 May 2017 - 14:02
Portreti kompleks i gruas, që nuk e lë veten të goditet nga anash

Skena më e fortë është kur Isabelle takon aktorin e ri pas një performance. Porsa ta hapin shishen me shampanjë, ai vendos të largohet, por më pas ndryshon në mendje dhe vendos të rrijë, deri në mëngjes, dhe për të bërë.

Autorja franceze Claire Denis ('Beau Travail', 'I Can't Sleep') kishte premierën e filmit të saj të fundit në natën hapëse të "Cannes Directors' Fortnight". Si një triler i Judd Apatow ose një tregim fëmijësh i Michael Hanekelick, koncepti i komedisë së Claire Denis në fillim tingëllon si një kontradiktë në terme. Pas të gjithave, autorja franceze, 71-vjeçare, për të cilin filmi "Beau Travail" është një nga punët e saj të mëdha në disa dekada të fundit, së fundmi ka një kthesë befasuese, me filmat si 'Bastards", "White Material" dhe "The Intruder", që eksplorojnë disa nga anët e errë- ta të njerëzimit.

Skena më eksplicite në film

Kur flasim për filmin "Let the Sunshine In" (Un beau soleil interieur), që sjell artisten Juliette Binoche, si një nënë beqare në të pesëdhjetat, ajo që dëshiron është qesharake, sjell diçka nga jeta e komplikuar dhe lidhjet, sidomos kur bëhet fjalë për gjininë e kundërt. Bashkë-shkruar me Christine Angot (Incest), zëri i së cilës dëgjohet në seritë e veta, filmi "Sunshine" i fut adhuruesit të kërkojnë më shumë në të njëjtën kohë, por se filmi ngadalë ofron sharmin, duke sjellë një portret kompleks të një gruaje e cila nuk e le veten të goditet nga anash. Për të parën herë kur e shohim Isabelle (Binoche), ajo është duke bërë seks me një bankier (Xavier Beauvois), që është skena më eksplicite në film. Gjithmonë, mendohet se ajo do të ketë një jetë të rregulluar.

Shishja me shampanjë

Skena më e fortë është kur Isabelle takon aktorin e ri pas një performance. Porsa ta hapin shishen me shampanjë, ai vendos të largohet, por më pas ndryshon në mendje dhe vendos të rrijë, deri në mëngjes, dhe për të bërë dashuri. Kompanitë e produksionit: "Curiosa Films", "FD Production", "Ad Vitam", "Versus Production".

(Kosova Sot)