Dhjetë gjërat që nuk i keni ditur rreth aktores Julianne Moore

  • 21 May 2017 - 18:53
Dhjetë gjërat që nuk i keni ditur rreth aktores Julianne Moore

KA DISA TIPARE TË ÇRREGULLIMIT OBSESIV-KOMPULSIV

Jo vetëm që është aktore e njohur, por Julianne ka shkruar edhe shtatë libra

Julianne Moore është duke u marrë me aktrim që nga vitet e '90-ta të shekullit të kaluar, por, besuat apo jo, ende ka gjëra rreth saj, të cilat nuk i dimë

10. FËMIJËRIA

Julianne Moore ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1960, në kazermën ushtarake "Fort Bragg", në Karolinën Veriore. E ëma e saj, Anne Love, ishte psikologe dhe punë- tore sociale, derisa i ati, Peter Moore Smith, ishte parashutist në ushtrinë e SHBA-së gjatë Luftës së Vietnamit. Ai më pas u bë kolonel dhe gjykatës ushtarak. Më e madhja nga tre fëmijët, Julianne e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë duke lëvizur nga një qytet, në tjetrin, për shkak të karrierës së t'et. Derisa i mbushi të tetëmbëdhjetat, ajo kishte jetuar në 18 qytete të ndryshme. Në vend që ta shihte këtë si problem, ajo mendon se një gjë e tillë i ka ndihmuar që të bëhej aktore më e mirë, meqë ka parë mentalitete të ndryshme.

9. NUK I PËLQEN QË TË BËJË PROVA

Nuk do mend se Julianne Moore është aktore e suksesshme, meqë ajo ka shpërblime që e dëshmojnë një gjë të tillë. Por, fansat mund të habiten kur ta marrin vesh se asaj nuk i pëlqejnë provat (gjatë xhirimeve). Kur përgatitet për një rol, ajo e mëson tekstin e saj përmendësh, por nuk dëshiron ta ushtrojë atë. Ajo thotë se nuk dëshiron të aktrojë 'në dhomën e saj të gjumit', por dëshiron që emocionet t'i ruajë kur të dalë para kamerave.

8. KA BOTUAR LIBRA

Jo vetëm që është aktore e njohur, por Julianne ka shkruar edhe shtatë libra! Libri i saj i parë për fëmijë, "Freckleface Strawberry" është botuar në vitin 2007. Tani ai është shndërruar në një seri bestseller rreth një vajze të vogël, kokëkuqe, të cilës i duhet që të mësojë sesi të ndihet rehat me veten e saj. Ajo ka botuar edhe librin "My Mom is a Foreigner, But Not to Me", të frymëzuar nga nëna e saj skoceze.

7. AJO KA NJË LIBRARI ME VEPRA TË ZGJEDHURA TË STEPHEN KING-UT

"Gjithmonë do të jem një fanse e madhe", thotë ajo për shkrimtarin Stephen King. "Mendoj se ai është një shkrimtar i përkryer, një Dickens i ditëve tona dhe një tregimtar i talentuar".

6. KUNDËR ARMËVE

Julianne Moore nuk dëshiron që ta bëjë publike jetën e saj private, por kur flitet për qëndrimin e saj kundër armëve, ajo dëshiron që të gjithë ta dinë këtë. ajo e ka filluar angazhimin e saj kundër posedimit të armëve pas vrasjeve me armë në Konektikat, në vitin 2012 dhe, më pas, ka formuar Këshillin kreativ për ta mbështetur ndalimin e dhunës së armatosur.

5. EMRI I VËRTETË

Emri i vërtetë i Julianne-s ishte Julie Anne Smith. Kur kishte vendosur që të merrej me aktrim në mënyrë profesionale, pas shkollës së mesme, ajo u largua nga Gjermania dhe shkoi në Nju-Jork kur kishte vetëm 22 vjet. Një kohë kishte punuar si kameriere, e më pas edhe në një teatër në Bufalo. "Emri i babait tim ishte Peter Moore Smith, derisa nëna ime quhej Anne Smith, prandaj kam përdorë mbiemrat e të dyve, pa ua lënduar ndjenjat", thotë ajo.

4. NJË ZHVILLIM I VONUAR?

Nuk kishte mësuar notin deri në moshën 26-vjeçare dhe nuk kishte mësuar vozitjen deri në moshën 27- vjeçare. Në filmin e parë u paraqit në moshën 30-vjeçare, derisa familjen filloi ta krijonte në moshën 37-vjeçare. Kur e pyetën pse, në moshën 26-vjeçare, kishte mësuar notin, ajo ishte përgjigjur: "Për shkak se nuk doja dhe nuk dua që të mbytem në ujë. Gjatë fëmijërisë nuk kisha kohë ta mësoja notin, meqë familja ime shpesh kishte ndërruar vendbanimin".

3. ËSHTË MARTUAR DY HERË

Shumë fansa mund të kenë harruar, por Julianne Moore në fakt është martuar dy herë. Ajo rrallë flet rreth martesës së saj të parë, përpos që thotë se kjo martesë i kishte dështuar, meqë gjatë moshës 20 dhe 30-vjeçare më shumë ishte dhënë pas karrierës. Burri i saj i parë ishte aktori John Gould Rubin. Ishin martuar në vitin 1986 dhe ishin ndarë në vitin 1995. Burrin e saj të dytë (aktual), regjisorin Bart Freundlich, e takoi në vitin 1996 kur kishte 35 vjet. Ata kanë dy fëmijë, vajzën Liv dhe djalin Caleb.

2. E DHËNË PAS PASTRIMIT

Vëllai i Julianne Moore-s, Peter Smith, thotë se Julianne është tërësisht e dhënë pas pastrimit. Duke dashur që të mbrohet, Julianne thotë se pastërtia i sjell qartësi. "Nëse diçka nuk duket mirë, ajo gjë më shqetëson derisa ta rregulloj", thotë ajo. Në një intervistë tjetër, ajo pranon se ka disa tipare të çrregullimit obsesiv-kompulsiv, meqë nuk mund të rehatohet pa i kryer të gjitha punët që e di se duhet t'i kryejë.

1. KA NËNSHTETËSI TË DYFISHTË

Në vitin 2011, Julianne Moore u bë me dy shtetësi, pasi që mori shtetësinë e Britanisë. Ka edhe shtetësinë e SHBAsë. Julianne kishte të drejtë që ta merrte nënshtetësinë britanike, pasi që e ëma e saj kishte lindur në Skoci. Ajo thotë se e përdorë këtë pasaportë kur të shkojë në Britani, për t'iu shpëtuar kontrolleve të shumta në aeroport. 

(Kosova Sot)