Bukuroshja ekzotike, që del të jetë plot bizaritet

  • 23 May 2017 - 17:27
Bukuroshja ekzotike, që del të jetë plot bizaritet

KRITIKË E FILMIT "HOW TO TALK TO GIRLS AT PARTIES"

Elle Fanning luan përkrah aktorit të ri Alex Sharp, bashkë me emrat më të njohur, si: Nicole Kidman dhe Ruth Wilson, në romancën e regjisorit John Cameron Mitchell, të përshtatur nga rrëfimi i shkurtër i Neil Gaimanit

Fansat e vjetër të regjisorit John Cameron Mitchell do të ndihen mirë, pasi që do ta shohin rikthimin e tij pas filmit më kontrovers "Rabbit Hole", nëpërmes një subkulture muzikore të Hedwig-ut dhe Angry Inch-it dhe seksualiteti polimorf i eksperimentit "Shortbus". Por, nuk dihet se sa mund të durojnë qoftë edhe shikuesit "partizanë" prapa shkrimtarit-regjisorit në këtë film bizar.

Artistja ambicioze grafike

Në qendër të ngjarjes, e cila zhvillohet në periferi të Krojdonit në vitin 1977, është Enn, një artist ambicioz grafike, rol që luhet me mjeshtëri të madhe nga Alex Sharp, fitues i shpërblimit Tony. Mitchell e rritë nivelin e energjisë në skenat e shpejta fillestare, ku Enn përjashtohet nga shkolla, më pas e shet biçikletën e tij, duke tubuar musketierët lokalë, Vic (AJ Lewis) dhe John (Ethan Lawrence). Ata shkojnë në një kafene për ta shikuar performancën e bendit lokal "Dyschords", me këngëtarin Slap (Martin Tomlinson).  Pas performimit, djemtë dalin në kërkim të një argëtimi, por në vend të kësaj, ata joshen nga një këngë e muzikës së çuditshme në një shtëpi të madhe, në shitje. Në derë ata i pret Stella (Ruth Wilson), një bukuroshe ekzotike, e cila më pas del të jetë plot bizaritete. Zan dënohet nga prindi/mësuesi i saj, PT Waldo (Tom Brooke). Pas një nate në shtëpinë e Ennit, ku nëna e tij (Joanna Scanlan) keqpërdoret nga Waldo. 

Nuancat e romantikës

Skenaristët e këtij filmi sjellin shumë elemente sociopolitike, duke trajtuar ngritjen e punkut "anti-establishment" kundër festimeve konservatore të jubileut të argjendtë të bendit "Queen". Por, në fund, kjo ndeshje kulturore me nuanca të romantikës del në esencën e asaj që sjell ky film. Në mënyrë paradoksale, filmi bëhet më efektiv kur heq dorë nga bizaritetet dhe ua ofron djemve Enn, Vic dhe John një moment të jashtëzakonshëm për të reflektuar rreth asaj që kanë mësuar. Rolet në këtë film i luajnë: Elle Fanning, Alex Sharp, Nicole Kidman, Matt Lucas, Ruth Wilson, AJ Lewis, Ethan Lawrence, Edward Petherbridge, Joanna Scanlan, Tom Brooke, Alice Sanders, regjisor është John Cameron Mitchell, ndërsa skenarin e kanë shkruar Philippa Goslett dhe John Cameron Mitchell, bazuar në një rrëfim të shkurtër, të shkruar nga Neil Gaiman.

(Kosova Sot)