Drake thyen rekordin që mbante Adele, duke siguruar 13 fitore

  • 23 May 2017 - 17:29
Drake thyen rekordin që mbante Adele, duke siguruar 13 fitore

"BILLBOARD MUSIC AWARDS"

Drake la prapa emra të njohur, si: Beyonce, Justin Bieber, Rihanna, Adele, Ariana Grande...
Reperi kanadez, i cili të dielën kishte 22 nominime për BMA, midis të tjerash fitoi në kategorinë e topartistit, top-artistit mashkull dhe topalbumit në 'Billboard 200'

Celine Dion peformoi hitin e saj të dikurshëm, "My Heart Will Go On"

Nga këta të nominuar, vetëm Drake dhe 'Chainsmokers' ishin të pranishëm me rastin e ndarjes së çmimeve. Por, kjo nuk d.m.th. se nuk pati edhe emra të tjerë, të mëdhenj. Cher, e cila mori shpërblimin në kategorinë "Icon" (ikona), këndoi himnin e saj vallëzues "Believe" në një performim me flokë të verdha dhe buzë të kuqe. Më pas ajo e ndryshoi stilin në tërësi, për ta performuar këngën "If I Could Turn Back Time". Performanca e saj bëri që të gjithë të pranishmit të ngriteshin në këmbë, duke kënduar dhe duke vallëzuar. "Atë që bëj kam dashur ta bëj që nga mosha 4-vjeçare dhe jam duke e bërë tash e 53 vjet", tha Cher, e cila të shtunën mbushi 71 vjet. "Mendoj se për suksesin tim meritën e ka fati, në kombinim me diçka tjetër", shtoi ajo. Bendi korean i djemve "BTS", i cili mori shpërblimin në kategorinë "top social artist", mori disa prej duartrokitjeve dhe ovacioneve më të zëshme të mbrëmjes. Një emër tjetër i dalluar ishte edhe Celine Dion. E veshur me një fustan të bardhë, 'Met Gala', ajo peformoi hitin e saj të dikurshëm, "My Heart Will Go On", këngën fituese të çmimit 'Oskar', nga filmi "Titanic". Ky film e shënon 20-vjetorin e tij këtë vit. John Legend dhe Florida Georgia Line po ashtu patën një moment shkëlqyes, derisa kënduan një version në duet të hitit të zhanrit 'country', "H.O.L.Y". Dan Reynolds nga rokbendi "Imagine Dragons" udhëhoqi një moment heshtjeje në nderim të Chris Cornell-it, i cili vdiq të mërkurën e kaluar. Ai e quajti këngëtarin e bendeve "Soundgarden" dhe "Audioslave" një novator të vërtetë dhe një performues legjendar, derisa prapa tij shfaqej një fotografi e madhe e Cornell-it, duke kënduar me sy mbyllur. "Respekti dhe nderi ynë shkon kësaj radhe për familjen e Chris-it", thotë Reynolds.

Image

Beyonce dhe "Twenty one pilots", secili, morën nga pesë shpërblime

Miley Cyrus këndoi singllin e saj të ri, "Malibu", duke sjellë një stil të ri, i cili shënonte largimin nga hitet që ajo i kishte bërë dhe të cilët e kishin bërë atë yll disa vite më parë. Në fund të performancës ajo i kishte sytë me lot. "Dhe, për herë të parë ndër vite me pantallona të veshur", Noah Cyrus, duke qëndruar afër të atit Billy Ray Cyrus, prezantoi motrën e tij më të madhe, e cila kishte veshur pantallona të bardhë të shkurtër, dhe një kapele kaubojsh. Beyonce dhe "Twenty one pilots", secili, morën nga pesë shpërblime, derisa "Chainsmokers" - të cilët sikur Drake, kishin 22 nominime - morën 4 shpërblime, duke përfshirë edhe shpërblimin "Hot 100 kënga" për këngën "Closer" me Halsey. "Kjo të bën të ndihesh mirë, por edhe keq, meqë e dua Draken tepër shumë", tha Halsey. "Chainsmokers" performuan këngën "Young" me Andrew Taggart dhe me Alex Pall, derisa Drake performoi nga Fountanat e Bellagios. Ed Sheeran këndoi këngën "Castle on the Hill" nga Santiago, Kil, derisa Bruno Mars performoi hitin e tij të ri, "Versace on the Floor", nga Amsterdam. Performuesit e tjerë përfshinin Lorde, Sam Hunt, Halsey, Camila Cabello dhe Julia Michaels. Diddy nderoi ish-mikun e tij dhe artistin Notorious B.I.G, i cili, po të ishte gjallë, të dielën do t'i mbushte 45 vjet. Diddy po ashtu prezantoi CJ Wallace, të birin e B.I.G-ut, i cili foli rreth trashëgimisë së babait të tij. Më pas ai shfaqi një fragment nga dokumentari "Can't Stop, Won't Stop: A Bad Boy Story", i cili do të jetë në dispozicion në "Apple Music" më 25 qershor. 

Image

 

(Kosova Sot)