Të pathënat për aktorin e famshëm Johnny Depp

  • 24 May 2017 - 15:48
Të pathënat për aktorin e famshëm Johnny Depp

KARRIERA E BUJSHME E AKTORIT HOLLIVUDIAN

Ai pi shumë, por nuk është alkoolik. Ai e pranon se ishte shëruar nga alkooli. Ai mund të pijë me ditë të tëra me miqtë: Marlon Brando, Hunter S. Thompson. Kur ishte ulur për të biseduar për artikullin në "Rolling Stone", në vitin 2013, Depp kishte thënë se tash e një vit e gjysmë ishte esëll

Nuk është adhurues i presidentit aktual të Amerikës

Në një karrierë të bujshme, më shumë se 30 vite, Johnny Depp deri më tani është paraqitur me shumë personazhe. Në vijim ju sjellim edhe disa të pathëna për Johnny Depp

Ka pasion për shprehjen e lirë në art

Me shumë se disa aktorë të tjerë, Depp ka marrë pjesë edhe te "Voice Project", në fushatën "Imprisoned for Art", një grup artistësh ky që zgjon ndërgjegjen dhe përkrah shprehjen e lirë. Peter Gabriel, Nadya Tolokonnikova (nga "Pussy Riot") dhe Tom Morello ishin disa nga yjet që i janë bashkuar Depp-it. Depp portretizon Oleg Sentsov, një regjisor filmash nga Ukraina, i cili ka shërbyer rreth 20 vite në burgjet e Rusisë. 

Ai nuk është adhurues i administratës aktuale 

Thellë në veten e tij, ai nuk është adhurues i presidentin aktual të Amerikës, Trump, e madje nuk ishte as atëherë kur ishte nominuar për këtë zyrë. Në fakt, ai ishte shfaqur me një paruke me nuanca të dredhëzës dhe fytyrën plot me pika, për ta portretizuar atë në një film 50-minutash, me titull "The Art of the Deal" (bazuar në librin e Trump-it, me të njëjtin emër). Në një intervistë me Ellen Degeneres, regjisori kishte kërkuar nga Depp për ta aktruar Trump-in dhe ai kishte thënë po. Skenat i kishin xhiruar për katër ditë, në mënyrë që të rehatojnë Depp, derisa filmi ishte prezantuar mëngjesin, kur Trump ka fituar Nju Hemshajërin, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ai është i butë për fëmijët 

Në një intervistë emocionale me "Graham Norton Show", Norton e kishte pyetur Depp-in si ishte ta merrte dhuratën e Jack Sparrow për fëmijët, pasi që dihet fare mirë se Depp viziton spitalet e fëmijëve dhe shkollat, me personazhin e "Pirates of the Caribbean". Depp ka folur edhe për telashet personale dhe sëmundjen e vajzës. Vizita e Depp (bashkë me yllin Stephen Graham) te spitali "Lady Cliento Children" në Brisbejn, Australi, në qershor të vitit 2015, kishte zgjatur tri orë. Ai kishte vizituar edhe "Greenwich School" në Londër, pasi një vajzë i kishte shkruar një letër dhe i kishte dërguar kërkesë që t'i jepte disa mësime për piratët. 

Gjëja e fundit që dëshiron është të jetë vetja

Jezebel, pasi kishte pozuar në një intervistë nga "Today Show" me Depp dhe yllin e filmit "Black Mass", aktorin Joel Edgerton, se Depp madje as nuk e kishte ditur theksin e tij. Përderisa ishte sfidë për ta përsosur theksin e një banori nga Bostoni, për të aktruar Whitey Bulger, Depp gjithmonë ka qenë befasues, kur flet për intervista. Në intervistën e tij, ai thotë: "Gjëja e fundit që unë dua të dukem është si vetja ime". Te "ASU Origins Project", Depp ka folur për një bisedë me mentorin e tij Marlon Brando. Kur Depp i kishte thënë Brando-s se ai po bënte dy deri tre filma në vit, Brando kishte thënë se kjo është e tepërt. 

Ai është në bendin e yjeve 

Depp nuk ishte bartur në Kaliforni në vitin 1983 për faktin se kishte dashur të bëhej aktor, ai ishte në një bend muzikor, "Kids", që ishin shumë të suksesshëm në qytetin e lindjes së Depp-it, Miramar, Floridë. Depp në fakt kishte lënë shkollën e mesme për hatër të bendit. Pasi që ishte ndarë grupi muzikor, më pas ai i ishte dhënë karrierës së aktrimit. 

Ishte në lidhje interesante me alkoolin 

Ai pi shumë, por nuk është alkoolik. Ai e pranon se ishte shëruar nga alkooli. Ai mund të pijë me ditë të tëra me miqtë: Marlon Brando, Hunter S. Thompson. Kur ishte ulur për të biseduar për artikullin në "Rolling Stone", në vitin 2013, Depp kishte thënë se tash e një vit e gjysmë ishte esëll. Një artikull nga "Boston Globe", nga viti 2008, për Depp-in kishte thënë se ai "kishte helmuar veten e tij" me alkool, sepse e kishte të vështirë ta kontrollonte famën.

(Kosova Sot)