Absurditetet e luftës në Afganistan

  • 25 May 2017 - 18:03
Absurditetet e luftës në Afganistan

KRITIKË E FILMIT 'WAR MACHINE'

Brad Pitt vjen me një rol të ngjashëm me gjeneral McChrystal në filmin satirik të luftës, të regjisorit David Michod, ku në rolet tjera paraqiten edhe Kingsley dhe Tilda Swinton

I fundit në koleksionin e filmave satirikë të luftës, i cili ka për qëllim që ta shfaqë absurditetin e luftës, "War Machine", e ka problem mbajtjen e një toni konstant, por sulmi i tij eksitus përfundimisht e rrokë cakun. Me dëshirën që në mënyrë të njëkohshme t'i portretizojë dhe sulmojë figurat e autoritetit të ngarkuara me luftën Amerikane në Afganistan (luftë e cila tanimë është bërë konflikti më i gjatë i armatosur në historinë e SHBA-së)m regjisori-skenaristi David Michod në mënyrë të qartë përpiqet që ta kanalizojë personazhin e Stanley Kubrickut, Dr. Strangelove, si dhe filmat e tjerë satirikë, si M*A*S*H, Catch-22, SlaughterhouseFive, Three Kings dhe Wag the Dog, transmeton gazeta Kosova Sot.

Nuk i mban shikuesit të lidhur për karrige deri në fund

Përkundër asaj se toni i këtij filmi nuk është asnjëherë konzistent, ky prezantim i "Netflix"-it, me ko-producent dhe aktor kryesor aktorin Brad Pitt, film i cili do ta ketë premierën të premten në kinema dhe në ekranet shtëpiake, megjithatë do ta ketë fuqinë që t'i mbajë shikuesit të 'lidhur' për karrige deri në fund të filmit. Pas debutimit të tij mbresëlënës me filmin australian me gangsterë, "Animal Kingdom", si dhe me dramën distopike të aksionit, "The Rover", Michod sjell veprën e tij më të mirë deri më tani, film i cili bazohet në librin thumbues të të ndjerit Michael Hastings të vitit 2012, "The Operators: The Wild & Terrifying Inside Story of America's War in Afghanistan". 

Lufta kundër armiqve

Dhe, si mund të jetë rezultati i një ndërmarrjeje të tillë, sesa një qortim për mënyrën sesi 'më të mirët dhe më të mençurit' edhe një herë mendojnë se kanë përgjigje në pyetjen si ta fitojnë një luftë kundër armiqve, të cilët nuk e kanë ndërmend që të shkojnë ndokund, derisa që të gjithë e dinë se okupatorët, herët apo vonë, do t'i marrin tendat e tyre dhe do të kthehen në shtëpi. Distributor i filmit është Netflix. Rolet i luajnë: Brad Pitt, Emory Cohen, RJ Cyler, Topher Grace, Anthony Michael Hall, Anthony Hayes, John Magaro, Scott McNairy, Will Poulter, Alan Ruck, Lakeith Stanfield, Josh Stewart, Meg Tilly, Tilda Swinton, Ben Kingsley, Griffin Dunne, derisa regjinë, por edhe skenarin, e ka bërë David Michod, bazuar në librin "The Operators: The Wild & Terrifying Inside Story of America's War in Afghanistan", të shkrimtarit Michael Hastings. 

(Kosova Sot)