Pse Hollivudi nuk ia shtron më tepihun e kuq Eva Mendes-it?

  • 26 May 2017 - 15:56
Pse Hollivudi nuk ia shtron më tepihun e kuq Eva Mendes-it?

LUFTON QË TË KETË SA MË SHUMË PRIVATËSI

"Ajo që njerëzit nuk e dinë për mua është se mua më pëlqen që të rri në shtëpinë time", thotë Mendes, e cila edhe nuk kishte marrë pjesë te shfaqjet e Gosling, në vitin 2017

Më nuk dëshiron të jetë ajo vajza e dikurshme plot me famë

P ërkundër dukjes së saj prej një ylli, Eva Mendes që ishte shumë e pranishme në industrinë e të famshmëve nuk i shtrohet tepihu i kuq. Ja disa nga arsye përse Hollivudi nuk e angazhon më Eva Mendes-in?

Preferon role tradicionale në familjen e saj

Për një gjë, Mendes ka qenë shumë e zënë me rolin e nënës, duke rritur dy vajzat e saj, me partnerin e saj Ryan Gosling: vajzat Esmeralda Amada dhe Amada Lee, lindur më 2014, respektivisht 2016. "Unë bazohem në duart e nënës. Nuk kam një kujdestare. Pa marrë parasysh sa e lodhur jam, unë ia dal", ka thënë ajo për revistën "InStyle". Me gjasë, që kur është bërë nënë, ajo më pak kujdeset dhe brengoset për mënyrën e veshjes së saj. "Nganjëherë mendoj, 'Oh, çfarë më duhet të vesh? Ose, a duhet të punoj në këtë projekt? Krejt për çfarë më jepet të mendoj janë vajzat e mia dhe e di përgjigjen menjëherë", transmeton gazeta Kosova Sot.

Dëshiron të shmanget nga fama 

Mendes ishte ulur për të biseduar me "The Guardian", në vitin 2013, jo vetëm për të arriturat e saj në karrierë, por edhe për ato që do të pasonin. Sipas saj, ajo po tentonte që të hiqej nga figura si një person i famshëm. Ajo më nuk dëshiron të jetë ajo vajza e dikurshme plot me famë. "Unë vetëm dua të marr një vendim" ka thënë ajo. "Unë më me rëndësi e kam të dukem bukur për personazhin që e aktroj, se sa që të dukem bukur për veten time. Nuk shikoj më pas si janë bërë xhirimet. Më pëlqen gjithçka që më kthen dhe më sjell më afër me rolin". 

Ajo është shumë private

Nuk mund të mos tregohet fakti se Eva Mendes lufton që të ketë sa më shumë privatësi. Vetëm shikojeni udhëtimin e saj drejt rehabilitimit në vitin 2008, për të cilin thuhej se kishte ndodhur si pasojë e kokainës, derisa ishte thënë se ishte për "çështje personale". Mendes kurrë nuk ka folur deri më tani për atë që kishte ndodhur. Përtej kësaj, Mendes duket të jetë sidomos private në jetën e saj personale. Madje, revista e njohur "E! News", ka mbledhur të gjitha daljet e tyre në tepihun e kuq në vitin 2017 dhe, del se deri më tani kanë vetëm dy paraqitje të tilla së bashku. "Ajo që njerëzit nuk e dinë për mua është se mua më pëlqen që të rri në shtëpinë time" thotë Mendes, e cila edhe nuk kishte marrë pjesë te shfaqjet e Gosling, në vitin 2017. Po ashtu, foton e parë, "selfie", ajo e kishte bërë në vitin 2015, e cila më pak ishte postuar për reklamë, e më shumë për bamirësi. 

Është në moshë kalimtare 

Sikurse edhe shumë aktore para saj, Mendes, tani 43-vjeçare, ka arritur pikën kalimtare në karrierën e saj. Megjithëse ajo duket e bukur si kurrë më parë (seriozisht e kemi, keni plot dëshmi), ajo është në atë pikën dhe moshën kur nuk i ofrohen më role të reja, seksi, që dikur e kanë bërë yll. Në fakt, në disa nga intervistat e saj të fundit, ajo thotë se ndihet mirë me rolet e nënës. "Unë jam..., e dini, ushqej fëmijët me gji" ka thënë ajo për Ellen DeGeneres në vitin 2014. Gjithmonë e kam dëgjuar këtë dhe kjo më ndihmon që të kthehem në peshën normale. Është e çuditshme për ta thënë". 

Është e zënë si zëdhënëse ndërkombëtare

Mendes mund të jetë shumë e famshme për punën që e bën në aktrim, por se ka edhe një anë tjetër, që është krejt e kundërta. Përderisa ajo kalon orë të tëra duke portretizuar dikë tjetër, ajo po ashtu kalon shumë kohë duke qenë vetvetja, si yll dhe zëdhënëse për një listë të gjatë të kompanive ndërkombëtare. Në vitin 2015, ajo ishte bashkuar me "Estee Lauder", për të ndihmuar në promovimin e produktit të tyre të ri "New Dimension Transformative Skincare". "Me të vërtetë kjo është e bukur dhe më mirë se secila alternativë tjetër, ua them unë" kishte thënë ajo në lidhje me procesin e plakjes. "Për mua, gjithçka po shkon me kohën. Ka të bëjë me përqendrimin e ndryshimeve pozitive dhe në gjetjen e produkteve që të transformojnë". Në ndërkohë, ajo ka një partneritet bashkëpunimi me "Revlon", "Magnum" (akullore), "Cocio" (qumësht me çokollatë), "Calvin Klein", "Reebok", "Campari" (aperitif), "Pantene" (shampon) dhe "Morgan and Peek & Cloppenburg" (veshje) .

(Kosova Sot)