1200 tituj, përfshirë libra me Nobel, zbarkojnë në Prishtinë

  • 27 May 2017 - 08:30
1200 tituj, përfshirë libra me Nobel, zbarkojnë në Prishtinë

Afërsisht 1200 tituj të rinj pritet të prezantohen në stendat e botuesve shqiptarë, të cilët do të prezantohen në Prishtinë në fillim të muajit që vijnë në kuadër të Edicionit të 19-të të Panairit të Librit "Prishtina 2017". Panairi i librit do të hapet më 6 qershor dhe do të jetë i hapur deri më 11 po të muajit që vjen. Ndërsa pritet të marrën pjesë rreth 100 botues shqiptarë nga të gjithë hapësirat ku shkruhet dhe botohet libri shqip. Organizatorët e Panairi tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe presin datën e caktuar për hapjen e Edicionit të sivjetshëm. Ndërsa, për shkrimtarët shqiptarë ky event, përveç tjerash, do të jetë edhe një rast i mirë për të forcuar edhe më lidhjet në mes të lexuesit dhe krijuesve. Prezantimi të titujve të rinj jep mundësi të reja, veçanërisht për krijuesit e rinj

VENDTAKIMI LIBËR -LEXUES

shkrimtari Ismet Tahiraj ka thënë se pret që këtë viti Panairi i librit të sjellë prurje të reja të finalizuara të librit nga përzgjedhja e romaneve me tematikë të luftës së fundit. Por, edhe vepra të letërsive të huaja në shqip, veçmas ato që tashmë kanë marrë çmimin NOBEL por, siç ka thënë ai, pse jo edhe laureatë të çmimeve nga Tirana, mes tyre edhe ata që garojnë për çmimin 'Kadare". "Kjo, sadopak, mbush boshllëkun e librit të mirë që na duhet si buka e përditshme. Pse jo, në Panair të vijnë revistat prestigjioze letrare, të shihet ku është poezia apo tregimi në Kosovë dhe më gjerë, të fitojmë përvojat e të tjerëve, pasi kjo do të mahnitë publikun", ka pohuar krijuesi Tahiraj, duke shtuar se Panairi i 19-të duhet ta ketë edhe anën e vet të njohjes me krijuesit, shkëmbim përvojash dhe informacionesh, pse jo edhe vënie të bashkëpunimeve në mes të njerëzve të librit. "Gjithë kjo i jep një larushi ambientit të librit me karakter tejet të bukur dhe përfitohet një praktikë stazhi e ndërsjellë për të mirë të ve

TË VEÇANTAT E "PRISHTINA 2017"

Duke folur rreth Edicionit të 19-të të Panairit të Librit në Prishtinë, Besian Zeneli, nënkryetari Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ka thënë për "Kosova Sot", se edhe këtë viti Panairi do të sjellë risitë dhe të veçantat e tij. Sipas tij, veçoritë e Panairit sivjet në Edicionin e 19 -të me radhe do jenë të shumta. "Veçori e Panairit padyshim janë titujt e rinj, afërsisht 1200 të paralajmëruar nga botuesit, pastaj aktivitetet, si: përvjetorët e shumtë të shkrimtarëve shqiptarë dhe të huaj, që përkojnë me vitin e Panairit, pastaj promovimet e librave, afërsisht 50 promovime, debatet për librin, si dhe takimet me të ftuar dhe autorët e shumtë që do të jenë të ftuar nga Panairi dhe nga vetë botuesit", ka pohuar Zeneli. Ai ka thënë se Panairi i sivjetmë hapet më datën 6 qershor në 18:00. Ndërsa, në hapjen solemne do të jenë mysafirë të ndryshëm, po ashtu edhe mysafirë të tjerë nga institucionet shtetërore nga Kosova dhe Shqipëria. Zeneli ka thënë se Panairi këtë vit përkrahet nga MKRS-ja me 7.000 €, kurse Kuvendi Komunal i Prishtinës ende nuk ka bërë të ditur nëse do ta ë jenë mysafirë të ndryshëm, po ashtu edhe mysafirë të tjerë nga institucionet shtetërore nga Kosova dhe Shqipëria. Zeneli ka thënë se Panairi këtë vit përkrahet nga MKRS-ja me 7.000 €, kurse Kuvendi Komunal i Prishtinës ende nuk ka bërë të ditur nëse do ta mbështesë apo jo dhe sa do të jetë shuma. Po sipas organizatorëve, duke qenë Panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore, si 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit, - 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit, pastaj do të kujtohen edhe emrat e njohur të letërsisë dhe kulturës shqiptare në përvjetorët e tyre,si: Shime Deshpali, Mitrush Kuteli, Musine Kokalarit Anton Pashkut, Lasgush Poradecit, etj., por edhe emra të njohur të letrave botërore. Në fund, SHBK-ja ka paraparë darkën solemne më 8 qershor në hotel 'Prishtina", ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në: Prozë, Poezi, Kritikë, Përkthim letrar, Projektin kapital, si dhe do të shpallet Shkrimtari i vitit, për letërsisë shqipe, Shkrimtari i vitit për letërsinë e huaj dhe do të shpallet Stenda më e vizituar e Panairit. 

(Kosova Sot)