Filmi suedez “The Square” fiton çmimin Palmën e Artë në Cannes

  • 28 May 2017 - 22:40
Filmi suedez “The Square” fiton çmimin Palmën e Artë në Cannes

Satira për artin botëror “The Square”, me regji të Ruben Ostlund, ka fituar çmimin më të madh në Festivalin e Filmit në Kanë.

Filmi suedez ishte njëri nga 19 konkurrentët për çmimin prestigjioz Palme d’Or, në festivalin e 70-të në Rivierën Franceze.

Kritikët kishin emëruar dramën franceze “Aids”, epikën ruse “Loveless” dhe trilerin “Good Time” si favoritë për këtë trofe.

Juria ishte kryesuar nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.

Në filmin “The Square” paraqiten aktorët në rolet kryesore Claes Bang, Dominic West dhe Elisabeth Moss rolin dytësor.

(Kosova Sot)