Klasikët, në "dorë" të Kishës Katolike dhe të Pallatit të Rinisë

  • 29 May 2017 - 08:58
Klasikët, në

MUNGESA E INFRASTRUKTURËS DHE MBIJETESA E SKENËS MUZIKORE SERIOZE NË VEND

Premtimet e institucioneve qeveritare,vetëm në letër

Që nga pas lufta, pjesa dërmues e koncerteve artistike klasike, atyre kamertale, të Filarmonisë së Kosovës, apo edhe festivaleve të ndryshme të muzikës klasike vazhdojnë të mbahen në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë ose edhe në Kishën Katolike të Shën Ndout në Prishtinë, pikërisht për shkak të mungesës së një salle adekuate për performim të këtij zhanri muzikor

Skena muzikore në vend vazhdon të përballet me kushte tejet të vështira infrastrukturore. Sidomos ajo e muzikës klasike, ose serioze, siç jem mësuar ta njohim këtë lloj muzike. Që nga pas lufta pjesa dërmuese e koncerteve artistike klasike, apo atyre kamertale, të Filarmonisë së Kosovës, apo edhe festivaleve të ndryshme të muzikës klasike vazhdojnë të mbahen në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë ose edhe në Kishën Katolike të Shën Ndout në Prishtinë, pikërisht për shkak të mungesës së një salle adekuate për performin të këtij zhanri muzikor. Pavarësisht se në vend ka një formim të kënaqshëm të artistëve të muzikës serioze, sidomos të kompozitorëve, performimi dhe prezantimi i veprave të tyre para publikut kosovar vazhdon të jetë një sfide për ta. Pikërisht për shkak të mungesë së sallave koncertale, të cilat domosdo duhet të jetë adekuate për këtë lloj muzike. Për krijuesit dhe performuesit muzikorë në vend, një situatë e tillë tregon neglizhencën e shtetit karshi nevojave që dalin për zhvillimin e kulturës dhe artit në vend. "Është e pafalshme që kaq vite pas lufte vendi ende nuk ka një sallë universale koncertale për organizimin e eventeve të ndryshme të muzikës artistike në vend", kanë thënë ata në një prononcim për "Kosova Sot". 

As Salla e Kuqe nuk i plotëson kushtet

a një formim të kënaqshëm të artistëve të muzikës serioze, sidomos të kompozitorëve, performimi dhe prezantimi i veprave të tyre para publikut kosovar vazhdon të jetë një sfide për ta. Pikërisht për shkak të mungesë së sallave koncertale, të cilat domosdo duhet të jetë adekuate për këtë lloj muzike. Për krijuesit dhe performuesit muzikorë në vend, një situatë e tillë tregon neglizhencën e shtetit karshi nevojave që dalin për zhvillimin e kulturës dhe artit në vend. "Është e pafalshme që kaq vite pas lufte vendi ende nuk ka një sallë universale koncertale për organizimin e eventeve të ndryshme të muzikës artistike në vend", kanë thënë ata në një prononcim për "Kosova Sot". As Salla e Kuqe nuk i plotëson kushtet Në një prononcim për "Kosova Sot", muzikologu Baki Jashari, kompozitor dhe dirigjent i njohur, aktualisht drejtor i Filarmonisë së Kosovës, ka thënë se skena muzikore artistike në vend lëngon me dekada për mungesën e një hapësire koncertale, apo një objekt i dedikuar kulturës dhe të prezantimit të saj, dhe ja që po kalojnë vite dhe festivalet, koncertet solistike, apo edhe eventet muzkore, bile edhe institucion i Filarmonisë, realizojnë programe të ndryshme nga projektet e tyre në objekte të vjetruara apo edhe të improvizuara. Ai ka thënë se edhe Salla e Kuqe, ku mbahen pjesa dërmuese e koncerteve të muzikës serioze, mbetet një objekt i vjetër dhe që pamjet e saj nuk dallojnë nga ato të dekada më parë, si ka thënë ai, më shumë i ngjan një objekti muzeal historik sesa ndonjë objekt që në kohën e sotme i plotëson kriteret për realizimin e një programi muzikore. "Duke u nisur nga kjo mund të konkludojmë se edhe përkundër premtimeve të qeveritarëve se është duke u punuar për ndërtimin e një infrastrukture moderne për kulturën, kjo nuk po shihet. "Që 17 vjet ne presim për këtë dhe ajo që është më keq është se këtij problemi nuk i shihet fundit, andaj edhe ne duhet të vazhdojmë të mbijetojmë nëpër Sallën e Kuqe, salla të kishave, apo hapësira të improvizuara me qëllim që të mos ndalen aktivitetet muzikore në vend", ka thënë Jashari.

Neglizhenca institucionale

Por, sipas tij, një faj për këtë mungesës të infrastrukturës muzikore dhe neglizhencës institucionale e ka edhe vetë komuniteti kulturormuzikor në vend, pasi, siç ka thënë drejtori Jashari, komuniteti duhet të jetë më aktiv në kërkesën për plotësimin e kushteve të fushës muzikore. "Unë mendoj se një pjesë e ka edhe komuniteti muzikor kulturor që nuk është më i zëshëm, më këmbëngulës pse jo edhe më protestues që të realizohet diçka në këtë drejtim", ka thënë ai, duke përmendur edhe investimet që po bëjnë vendet fqinje në infrastrukturën kulturore të tyre. Ndërsa, Sinan Kajtazi, solist në Baletin e Kosovës, njëkohë- sisht edhe një klarinetist i profesionit, ka thënë për "Kosova Sot", se muzika serioze sikurse edhe artet e tjera, duhet të kenë vëmendje më të madhe institucionale në Kosovë. Ai ka thënë se ndërtimi i Teatrit të Operës dhe Baletit, do të krijonte mundësinë e themelimit të Operës, e cila na mungon ne Kosovë. "Ndërtimi i sallave koncertale, jo vetëm në Prishtine, por nëpër të gjitha qendrat e Kosovës, sepse muzika e mirëfilltë duhet të shfaqet më tepër para publikut në vendin tonë. Ramë Lahaj, Marigona Qerkezi, Besa Llugiqi, Flaka Goranci e shumë emra të tjerë që përfaqësojnë kulturën tonë nëpër botë në mënyrë dinjitoze, meritojnë që t'i kenë kushtet dhe përkrahjen e duhur në shtëpinë e tyre, në Kosovë", ka thënë ai.

(Kosova Sot)