Vëlla e motër, në kontest për tokën

  • 12 June 2017 - 16:12
Vëlla e motër, në kontest për tokën

Dramaturgia Theresa Rebeck bën regjinë për filmin, skenarin e të cilit po ashtu e ka shkruar edhe vetë, derisa rolet kryesore i luajnë Anjelica Huston dhe Bill Pullman, trasmeton gazeta Kosova Sot

Anjelica Huston godet Bill Pullmanin me një pushkë në filmin e regjisores Theresa Rebeck, "Trouble", por le të mos e bëjmë tepër të madhe këtë punë. Ajo vetëm donte ta shprehte më mirë mendimin e saj. Historia që qëndron prapa kësaj paraqet esencën e filmit me regji të dramaturges fituese të çmimit Pulitzer (filmi i saj "Poor Behavior" kishte pasur premierën një vit më parë, por ende nuk është paraqitur në kinema), prandaj nuk dihet si do të jetë fati i këtij filmi. Por, dorën në zemër, ky film që në fillim duket i një kualiteti më të lartë. 

E veja që jeton në paqe

Huston luan rolin e Maggie-s, një të veje të 're' e cila jeton në paqe në një pjesë të madhe të tokës, në Vermontin rural. Apo, thënë më mirë, ajo jeton në paqe derisa një ditë paraqitet vëllai i saj, kaherë i harruar, Ben (Pullman), i cili rrëmih themelet për ta ndërtuar një shtëpi në tokën për të cilën thotë se i takon dhe se i ishte vjedhur. Toka nuk ishte e vjedhur. Huston që në fillim paraqitet si një person i zemëruar, që shkon dhe e paditë vëllain te autoritetet lokale (Brian d'Arcy James). Autoritetet nuk është se bëjnë edhe aq. Njerëzit që e ndihmojnë Benin, duke përfshirë edhe Gerry-n (David Morse), një shok të fëmijërisë si të Benit, po ashtu edhe të Hustonit - shumë shpejt iu bëhet e qartë se Ben është paksa i krisur dhe se ndërtimi duhet të presë derisa ai të mund ta dëshmojë pronësinë mbi atë tokë.

I ndershëm dhe i drejtë

Derisa vëlla e motër harxhojnë një sasi të madhe të energjisë duke kundërshtuar njëri-tjetrin, Morse sjell një energji më të mençur në film. Që në fillim shohim që Gerry është kaherë i dashuruar në Maggien. Marrë në përgjithësi, Gerry është një njeri i ndershëm dhe i drejtë. Rolet në këtë film i luajnë Anjelica Huston, Bill Pullman, David Morse, Julia Stiles, Brian d'Arcy James, Jim Parrack, Victor Williams; derisa skenarin dhe regjinë e ka bërë Theresa Rebeck. Për muzikën është përkujdesur Robert Burger.

(Kosova Sot)