Ngritja e yllit të quajtur KATY PERRY - Kulturë - Kosova Sot
Ngritja e yllit tė quajtur  KATY PERRY

Ngritja e yllit tė quajtur KATY PERRY

Gruaja e parë në historinë muzikore në SHBA, që pati pesë këngë No 1 nga një album i vetëm

Sikur edhe të gjitha superyjet më të mira, Katy Perry u duk sikur doli nga askund. Një 'kryengritje' ekzagjerimit të kartonëve të animuar - ja, kështu duket dalja e saj në publik në vitin 2008. "I Kissed a Girl" - një klasik 'i ftohtë si guri' i muzikës pop - e vendosi atë në mes të një stuhie perfekte të tabloideve. Për dallim nga Lady Gaga, e cila u paraqit po ashtu të njëjtin vit, si dhe në epokën e lejdive të vetme, si Beyonce, Perry filloi të dominonte në këtë botë të muzikanteve, para se ta përsëriste suksesin e hitit "I Kissed a Girl" me disa hite të tjera, duke përfshirë edhe hitin e vitit 2010, "Teenage Dream". Ishte ky një album, i cili definonte të dy anët e personalitetit të saj muzikor - me këngë të tilla, si "California Gurls" dhe "Firework". Deri në vitin 2011, Perry u bë gruaja e parë në historinë muzikore në SHBA që pati pesë këngë No 1 nga një album i vetëm, rekord i cili më parë mbahej nga Michael Jackson në vitet e '80-ta. Ajo po ashtu filloi që të dominonte në metrikën moderne, duke u bërë personi më i përcjellë në "Twitter" në vitin 2016 (numri i atyre që e përcjellin është gati 100 milionë). Në shkurt të vitit 2015, në mes të një turneu të madh botëror në mbështetje të albumit "Prism", i cili shtoi këngët Roar dhe Dark Horse në repertuarin e saj. Ajo performoi në pauzë të "Super Bowl" para një audience, ku gjendeshin mjaft emra të njohur. Gjatë performimit të saj 12 minutësh, Super Bowl shënoi shikueshmërinë më të madhe, me 118 milionë njerëz që kishin kaluar në këtë kanal me qëllim që ta shikonin Perryn.

Një mbështetëse e moçme e Hillary Clinton-it

Me një vetëdije të mprehtë rreth pozitës së saj në kozmosin e muzikës pop, Perry gjithmonë e ka kuptuar rëndësinë e rizbulimit, duke kaluar nga pamja më tradicionale (One of the Boys) te ajo kiç vamp (Teenage Dream), për ta 'mbledhur' më pas veten dhe për të vazhduar me stilin e luftarakes (hiti Prism, i publikuar pasi që u nda nga Russell Brand). Zhanrin e saj aktual, Perry - një mbështetëse e moçme e Hillary Clintonit - e quan arritje të "popit me qëllim". Teksti i njërës prej këngëve të këtij stili, që është shkruar pas fitores së Donald Trump-it, apelon te njerëzit që të organizohen përballë problemeve, me të cilat ballafaqohet bota: "Thyeni muret për t'u bashkuar, frymëzohuni/kthehuni në vendin tuaj, gënjeshtarë/koha ka ardhur për perandorinë". Duket se qëllimi i kësaj kënge, ishte bashkimi i pikave për postimin e saj më të ri në "Twitter", ku shkruante "Artist. Aktivist. I vetëdijshëm" (tash vonë ky slogan është ndryshuar në "I know nothing" - Nuk di asgjë). Edhe pse zgjedhjet presidenciale amerikane ka kohë që janë mbajtur, ajo ende flet për "mbështetësit e Hillary's" (ku është edhe vetë) dhe për "mbështetësit e Trump-it", për të cilët thotë se mezi pret t'i takojë, për t'i dëgjuar çka kanë për të thënë. Në prill, hiti "Chained to the Rhythm" ishte pasuar nga ai "Bon Appeit", një odë të seksit oral, ku performon edhe Migos, treshja e repit nga Gjeorgjia që është akuzuar për homofobi, pas një interviste të botuar ku ata shprehin habinë rreth mbështetjes që i është bërë reperit iLoveMakonnen. 

Pati një fëmijëri plot me ndalesa

Rasti i Katy Perry-t është rast unik i realizimit të ëndrrës amerikane. E lindur si Katheryn Elizabeth Hudson 32 vjet më parë në Santa Barbara, Kalifornia, ajo është 'delja e zezë', bija e dy prindërve ku që të dy janë priftërinj pentekostal (sekt i krishterë). Ajo pati një fëmijëri plot me ndalesa, ku përfshihej edhe ndalesa ndaj muzikës jofetare. Kënga për të u bë një formë e ikjes nga një ambient i këtillë. Kur kishte vetëm 13 vjet, ajo i bindi prindërit që ta çonin për ta incizuar një album fetar, por dy vjet më pas ajo zbuloi bendin "Queen", i cili ia zgjeroi horizontin e diturisë rreth muzikës pop. Në moshën 17-vjeçare Perry e la shkollën dhe shkoi në Los Anxheles, për ta bërë një karrierë në muzikë. Pasi që albumet me muzikë fetare nuk i shiteshin, ajo bëri një album pop-rok. Pjesa tjetër i takon historisë. 

(Kosova Sot)

21 orë e 7 minuta më parë