Yjet më të paguar për vitin 2017 - Kulturë - Kosova Sot
Yjet mė tė paguar pėr vitin 2017

Yjet mė tė paguar pėr vitin 2017

Diddy i prin radhitjes vjetore te "FORBES", duke fituar 130 milionë për 12 muaj, derisa pas tij vjen bashkëshortja e tij, trasmeton gazeta Kosova Sot

Kurrë nuk ka qenë më e lehtë për t'u bërë i famshëm, por për disa yje, fama dhe pasuria janë të përhershme. Merrni shembull Diddy: pothuajse dy dekada pasi u shfaq në ballinën e ballinës numrit "Celebrity 100", Diddy i prin radhitjes vjetore te "FORBES", duke fituar 130 milionë për 12 muaj, derisa pas tij vjen bashkëshortja e tij. Autori J.K. Rowling (95 milionë) i është kthyer radhitjes për t'u radhitur në numrin 3, para Drake, i cili gjendet në pozitën 4, me 94 milionë. 

Ikonat ndërkombëtare vijnë nga industritë e ndryshme

Ylli i Madrid-it, Cristiano Ronaldo (93 milionë), i cili e rrumbullakon top-pesëshen e madhe. Së bashku, top 100 yjet më të pasura në botë grumbullojnë hiç më pak se 5.15 miliardë dollarë, nga periudha qershor 2016 deri në muajin qershor 2017. Vetëm më shumë se një e treta e këtij vitit nga "Celebrity 100" vijnë jashtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thënë shkurt, 20 për qind e tyre vijnë nga Evropa dhe 5 për qind nga Azia. Ikonat ndërkombëtare vijnë nga industritë e ndryshme: nga Toronto vjen Drake (i katërti), i cili ka fituar më shumë se fenomeni i futbollit Lionel Messi (i katërmbëdhjeti me 80 milion)

Jackie Chan me 49 milionë

Kinemaja globale sjell edhe aktorin dhe komikun kinez Jackie Chan (numër 39, me 49 milionë) derisa aktori nga Bollivudi Shah Rukh Khan (numër 65, me 38 milionë) ka fituar më shumë se Kevin Hart (numër 98, me 32.5 milion). Në dhjetë vendet e para janë të gjithë meshkuj, me përjashtim të njërës, kështu që asnjë femër tjetër nuk ia doli të jetë aty. Në fakt, ato përbëjnë vetëm 16 për qind. Të 16 femrat në listë së bashku kanë një pasuri prej 822.5 milion, falë Beyoncé, e cila radhitet e dyta. 

(Kosova Sot)

17 orë e 38 minuta më parë