Këngëtari me 30 këngë në top-lista

  • 20 June 2017 - 14:05
Këngëtari me 30 këngë në top-lista

Me prejardhje nga PortoRiko, këngëtari-kantautori Luis Fonsi në fillim shkoi hapave të baladierëve të tillë të mëdhenj latinë, si José José, para se ta bënte një tranzicion komplet te muzika pop latino, duke lëshuar këngë të tilla, si "Paso a Paso". Nëse edhe ju jeni fans i tij, atëherë lexoni këto fakte, të cilat me gjasë nuk i keni ditur:

Festimi i ribashkimit

Luis dikur ishte koleg i bendit me anëtarin e *NSYNC , Joey Fatone, në "Big Guys"

Asokohe, para se Fonsi ose Fatone të ishin bërë të famshëm në botë, që të dy filluan si pjesë e grupit të quajtur "The Big Guys". Në fillim të vitit 2014, "Big Guys" festuan një ribashkim.

Ai solli performancën e parë Latin-EDM në "Billboard Latin Music Awards"

Duke i bashkuar forcat me Afrojack dhe Ne-Yo, performanca e Fonsit e vitit 2015 të këngës "Ten Feet Tall" hyri në histori për disa arsye. Jo vetëm se ishte hera e parë që EDM performohej në emision, por edhe ishte hera e parë që një artist EDM ishte lidhur me një artist latin.

 

Bëri një duet me superyllin e muzikës pop, Christina Aguilera

Për albumin e parë të Aguileras në spanjisht, atë të vitit 2000 me titull "Mi Reflejo", Fonsi u përzgjodh për një duet të quajtur "Si No Te Hubiera Conocido". Kjo këngë, në të cilën të dashuruarit reflektojnë rreth dashurisë së tyre dhe nuk mund të paramendojnë që të jetojnë të ndarë, arriti vendin 36 në "Billboard Hot Latin Songs" dhe vendin 22 në toplistën "Latin Pop Songs".

 

Një komedi aksion

Ai u paraqit bashkë me Shakiran në një episod të "Taina"-s?

Bëhet fjalë për një komedi aksion që ishte dhënë në "Nickelodeon" në fillim të viteve 2000. Ylli latin bëri një paraqitje përkrah këngëtares Shakira. Kjo seri nuk kishte zgjatur shumë, por ishte përqendruar te një grua e re latine, e quajtur Taina Morales, e cila kishte aspirata për një karrierë muzikore.

Shumë këngë në top-lista
Fonsi ka një karrierë, të cilën vetëm mund ta ëndërrojnë artistë e tjerë. Gjatë karrierës së tij të gjatë, e cila përfshin tetë albume studiosh, ai zyrtarisht ka bërë 30 hite të top-listave. Kënga e tij fringo e re, "Despacito", ku paraqitet Daddy Yankee, tash vonë mori vendin e parë si "Hot Latin Song". Ndër hitet e tij të tjera mund të përmendim edhe "Aqui Estoy Yo," "No Me Doy por Vencido," "Llegaste Tu," "Corazon en la Malet" etj.

(Kosova Sot)